Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë u takua sot me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Takimi mes tyre u zhvillua në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe zgjati rreth një orë.
Ditën e djeshme, ambasadorja zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku u fol për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.
Ky ishte diskutimi i saj i parë me kreun e qeverisë shqiptare, ndërsa paraqiti letrat kredenciale në 2 shtator te Presidenti Bajram Begaj.










Komente
Komento