Pas  Ramës, Meta mbledh
ministrat dhe deputetët e LSI

Pas  Ramës, Meta mbledh<br />ministrat dhe deputetët e LSI
TIRANE - Pas akuzave të deputetit Tom Doshi, Kreu i Kuvendit njëherësh Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot për rreth 1 orë me ministrat dhe deputetët e forcës politike që ai drejton.

Pavarësisht se në dalje nga mbledhja deputeti i LSI Vangjel Tavo tha për mediat se ishte një takim rutinë, burime për A1 Report bënë të ditura se në qendër të këtij takimi ka qenë seanca e nesërme parlamentare dhe debatet e forta që priten të ndodhin mes LSI dhe Partisë Demokratike.

Kjo pasi opozita ka dorëzuar mocion për shkarkimin e Metës, pas deklaratës së Doshit se Kreu i Kuvendit ka paguar një person që ta eleminojë atë dhe deputetin demokrat
Mëhill Fufi. Në kundërpërgjigje, deputeti i LSI Spartak Braho ka paralajmëruar ‘surpriza’ për Sali Berishën. Sipas burimeve, bëhet fjalë për vendosjen e një monitori ku do të shfaqen video.

Takimi i Metës me grupin parlamentar të LSI u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, rreth 2 orë pasi kryeparlamentari ishte takuar “kokë më kokë” me Kryeministrin Edi Rama. Ky është takimi i dytë radhazi mes liderëve të mazhorancës,  që pas akuzave të Doshit.

Ora 13:00 Perfundon mbledhja, asnje prononcim per mediat

Ora 12:55 Blushi: S'kam asnje koment, pyesni ata qe akuzuan 

"Nuk kam asnjë koment. Pyesni ata që akuzuan", eshte komenti qe jep per mediat deputeti socialist Ben Blushi ndersa linte ambientet e Kryesise se Kuvendit pas mbledhjeve te komisioneve parlamentare te parashikuara ne axhendes e kesaj te merkure.

Ora 12:40 Tavo: Mbledhje rutine, u fol per seancen e se enjtes
Depueti i LSI-së Vangjel Tavo në përfundim të takimit tha në një prononcim të shkurtër për mediat se takimi ishte për të biseduar mbi rendin e ditës të senacës plenare të së enjtes dhe debatet e forta që priten në parlament pas deklaratave publike të depuetit të përjashtuar Tom Doshi se  kryeparlamentari Meta ka paguar për vrasjen e tij.

Takimi vjen vetëm pak orë pas takimit kokë më kokë që pati me kryeministrin Edi Rama me në fokus vijimin e negociatave për ndarjen e zonave dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Ora 10:00 Rama-Meta takim 'kokë më kokë' për zgjedhjet:Vazhdojnë negociatat
Përreth 50 minuta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta zhvilluan një takim kokë më kokë  në kryesinë e Kuvendit. Kjo është e mërkura e katërt që dy aleatët e mëdhenj të mazhorancës takohen, ku ashtu si edhe ne bisedat e meparshme, në fokus kanë qenë zgjedhjet lokale.

Të njëjtat burime sqaruan për A1 Report se palët vazhdojnë negociatat për ndarjen e zonave dhe kandidatëve në 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 21 Qershorit. Po sipas burimeve te A1Report në ditët e mëparshme, marrëveshja mes PS e LSI është gjetur për qytetet e mëdha.

Duke iu referuar situatës së ndezur politike pas përjashtimit nga Partia Socialiste të deputetit Tom Doshi, biseda mes dy aleatëve mendohet të jetë përqendruar edhe në deklaratat që Doshi bëri se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj tij.

Takimi i kryesocialistit Rama dhe kreut te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta vjen nje dite para seances plenare te se enjtes, e cila pritet te zhvillohet mes debateve te shumta ne lidhje me situaten e fundit politike ne vend.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron