Pas rastit në Krujë, një tjetër denoncim në polici! Nëna: Vajza më shfrytëzohet prostitutë në Fushë-Krujë, Laç dhe në Shkodër

Pas rastit në Krujë, një tjetër denoncim në polici! Nëna: Vajza më shfrytëzohet prostitutë në Fushë-Krujë, Laç dhe në Shkodër

Foto ilustruese

Rasti i 17-vjeçares Xh.Xh në Fushë-Krujë, ku ishte droguar dhe më pas shfrytëzuar si prostitutë duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me 7 persona njëherësh nuk është i vetmi që po hetohet nga prokuroria Shqiptare. Një dosje e ngjashme me atë çfarë ka ndodhur në Fushë-Krujë, po hetohet prej fillimit të muajit qershor 2020 në Tiranë, ku një vajzë 23-vjeçare E. ka të dhëna se shfrytëzohet si prostitutë në zonën e Fushë-Krujës, Laçit dhe Shkodrës.

Vajza e cila sipas kallëzimit në polici të nënës së saj, vuan nga sëmundja e “Epilepsisë”, largohet shpesh nga shtëpia duke mos u kthyer për disa ditë me radhë. Sipas nënës, Sh. vajza e saj E. është bërë pjesë e një shoqërie jo të rregullt, të cilët e shfrytëzojnë si prostitutë. Shadija, ka treguar në kallëzimin e saj se: "….në datën 5 qershor 2020 ishin në shtëpi dhe rreth orës 24:00 të natës, vajzën e mori në telefon një shok me emrin Donal dhe me të doli për të pirë kafe. E. doli të takojë personin që e kërkoi, por ajo vetë nuk kishte lekë me vete…”.

S., thotë në dëshminë e saj se e ka telefonuar disa herë E., por kjo e fundit ja ka mbyllur telefonin. Atëherë i ka shkruar mesazh duke e pyetur se ku ishte dhe kur do vinte në shtëpi? Nga ana tjetër E. i është përgjigjur fillimisht se ishte tek “Grandi” dhe se do vinte shpejt. Por më pas i ka shkruar se ishte tek “Poligrafiku” me një shoqe dhe dy shokë të lagjes dhe se nuk kishte bateri në telefon.

S., tregon se në orën 7:24 të mëngjesit të datës 6 qershor 2020 ka pasur komunikimin e fundit me vajzën e saj E. Sipas S., E. ka ikur disa herë nga shtëpia dhe ka shkuar në Fushë-Krujë tek disa shokë të saj, mes të cilëve njëri quhet Armando. Sipas nënës në rastet që E. ka qëndruar në Fushë-Krujë, ajo ka qëndruar 2-3 ditë dhe ka shkuar në shtëpi, duke i treguar S. se ata personat me të cilët është shoqëruar, i kanë mbajtur telefonin celular dhe i kërkonin lekë që tia kthenin.

Fillimisht S., i ka dhënë E. disa herë lekë si 800 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë të vjetra, 250 mijë lekë dhe rasti i fundit, tregon S. i ka dhënë para një jave se të bënte kallëzimin në polici, shumën prej 120 mijë lekë të vjetra. Vetë S. u ka thënë oficerëve dhe prokurorëve se ka takuar një taksist me inicialet F.S dhe së bashku me vajzën e saj E., ka shkuar në Fushë-Krujë, ku i ka dhënë shumën e lekëve që kërkonin personat.

Një veprim të tillë sipas saj e kishte kryer disa herë. S., ka shumë dyshime se vajza e saj gjatë periudhës kur mungon në banesë, shfrytëzohet si prostitutë nga shoku i saj Donaldi, Armando B. dhe Endri.I. Pas marrjes së denoncimit së nënës S., policia dhe prokuroria e Tiranës kanë njoftuar të gjitha shërbimet policore për lokalizimin dhe shoqërimin në polici të E..

Vajza 23-vjeçare është identifikuar në orën 24:00 të mesnatës së 6 qershorit 2020. Entela është shoqërua në polici dhe më pas pyetur nga oficerët ku ka deklaruar se: “…në orën 24:00 të 5 qershorit 2020 isha në banesë dhe ka bërë sikur i ka rënë zilja e telefonit dhe i ka thënë nënës “…do dal deri tek lokal “Jonart” se më telefonoi Donaldi…”. Kam dalë nga banesa dhe në orën 01:00 të datës 6 qershor jam nisur me taksi nga “Ushtari i Panjohur” për në Shkodër. Në Shkodër, ka mbërritur në orën 02:20 dhe ka zbritur në qendër të qytetit.

Aty e priste i dashuri i cili quhet Sabah.D, 28-vjeç dhe së bashku me të kam shkuar në një lokal në zonën e Shirokës. Para se të zbardhte dita kam shkuar me Sabah në hotel “Bicaj”, dhe kam qëndruar deri në orën 22:00 të mbrëmjes…”. Më tej vajza shpjegon se ka marë taksi në Shkodër dhe në Tiranë ka mbërritur në orën 23:50 tek fusha e “Ali Demit”, ku aty e ka ndaluar Patrulla e Policisë.

“…unë jam larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe kam shkuar në Shkodër, në Fushë-Krujë, në Lushnjë, Prrenjas dhe Laç. Në Shkodër kam qëndruar 3 apo 4 netë, në Laç kam shkuar brenda ditës në Fushë-Krujë, kam qëndruar rreth një javë, në Lushnjë 3-4 ditë dhe për këto lëvizje ka njoftuar nënën e saj. Ndërsa për lekët që ja ka paguar disa personave në Fushë-Krujë, E. u ka pohuar policëve se ka thyer një xham në ambientet e një lokali dhe për këtë veprim është detyruar ta paguajë dëmin e krijuar, por nuk kujtonte se sa lekë kishte paguar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 18/07/2020 15:48

    Rrnofte Berisha na bani me shale

    Përgjigju
  • Veliu: 18/07/2020 14:46

    Merrni armet dhe vritini ata qe ju prekin femijet,,,cfare prisni,,;dy duar per nje koke....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja