Pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhje, Lista Serbe thirrje për kryengritje në veri: Qytetarët janë rrahur nga policia e Kosovës

Pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhje, Lista Serbe thirrje për kryengritje në veri: Qytetarët janë rrahur nga policia e Kosovës

Lista Serbe

Pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, Lista Serbe ka bërë thirrje për kryengritje në veri. Pavarësisht paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili kërkoi të shqyrtohej mundësia për t’u shpallur anti-kushtetuese, Lista Serbe i është kundërpërgjigjur duke tentuar të nxisë tensione në veri të Kosovës.

Kjo parti politike postoi një video në Facebook në të cilën pretendonte se shfaqej keqtrajtimi i një gruaje serbe nga policët e Kosovës.

“Siç thamë në konferencën e djeshme, në veri nuk janë zbarkuar policët por banditët në uniformë që pak përpara në Zveçan me katër automjete dhe me armë të gjata e ngacmuan një grua dhe fëmijën e saj. Dhe ti o Kurti po vazhdon me provokime... Ju mendoni se mund ta bëni sa të doni, por sa do t’ju zgjas...” – shkruan kjo parti politike.

Videoja e publikuar nga Lista Serbe: 

Çfarë ndodhi më herët:

Përpjekjet e Listës Serbe për të nxitur tensionet janë shtuar ditëve të fundit.  Të paktën pesë makina të qytetarëve serbë në veri janë djegur dhe për këto akte kriminale është arrestuar një person.

Por, retorika e Listës Serbe u denoncua nga ana e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

“Pse? Shumë shqetësuese që Lista Serbe përsëri nuk ka dënuar sulmet zjarrvënëse ndaj veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë bashkë për ta dënuar këtë praktikë,” – u shpreh ai.

Pse kjo është e rëndësishme?

Besohet gjerësisht se Lista Serbe qëndron prapa këtyre veprimeve ndaj vetë qytetarëve serbë, disa prej të cilëve i kanë pasur veturat me targa të ligjshme RKS.

Mos-pjesëmarrja e kësaj partie politike në zgjedhje është pritur që do të rriste tensionet, por megjithatë jo edhe pas arritjes së marrëveshjeve së Brukselit/Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin