American British STEM Academy ka përmbyllur një nga vitet më të rëndësishme në historinë e saj, duke diplomuar brezin e parë të maturantëve, si një moment që konfirmoi në praktikë suksesin e modelit arsimor STEM dhe investimin e vazhdueshëm të shkollës në cilësi, inovacion dhe zhvillimin e aftësive ndërdisiplinore për fëmijët.
Drejtoresha e Përgjithshme e American British STEM Academy, znj. Marsela Salavaçi, vlerëson se: "Rezultatet e arritura deri më sot, janë fryt i një vizioni afatgjatë. Teksa shkolla ka hapur regjistrimet për vitin e ri shkollor 2026-2027, rezultatet e arritura nga nxënësit tanë dëshmuan se metodologjia STEM, e aplikuar në mënyrë të integruar nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë, prodhon rezultate konkrete dhe të matshme. Si shkolla e parë dhe e vetme në Shqipëri e dedikuar tërësisht këtij modeli edukimi, ABA STEM ka ndërtuar një sistem që kombinon njohuritë teorike me praktikën, teknologjinë, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e aftësive kritike të nxënësve. Në një kohë ku informacioni gjendet me një klikim, vlera më e madhe është të dish si ta përdorësh dijen. Pikërisht këtë synon të ndërtojë American British STEM Academy: të rinj me kulturë shkencore, mendim kritik dhe aftësi për të kuptuar e transformuar realitetin përreth tyre. Përmes metodologjisë STEM, nxënësit nuk janë thjesht dëgjues në klasë, por pjesëmarrës aktivë në procesin e zbulimit, kërkimit dhe krijimit. Përgjatë viteve të shkollimit, nxënësit janë përfshirë në projekte të shumta kërkimore, aktivitete laboratorike, konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, duke fituar eksperienca që shkojnë përtej kurrikulës tradicionale."
.jpeg)
Ndërsa Dr. e gjimnazit ABASTEM znj. M.Matraxhiu shprehet se: "Diplomimi i maturantëve të parë, si dhe rezultatet e shkëlqyera të tyre në provimet kombëtare janë një moment krenarie për të gjithë ne. Këto arritje konfirmojnë se modeli STEM, pra fokusi në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, funksionon më së miri për nxënësit tanë dhe se kur investohet në cilësi e në zhvillimin individual të çdo nxënësi, rezultatet janë të prekshme. Synimi është të vazhdojmë të konsolidojmë një shkollë që i përgatit të rinjtë jo vetëm për universitetin, por për gjithë jetën. Prandaj mund ta themi me bindje se mësimdhënia përmes eksperimentimit është një histori suksesi për institucionin tonë. Mirënjohja më e madhe u takon prindërve, të cilët besuan të parët në American British STEM Academy dhe në vizionin tonë për të sjellë një metodologji ndryshe për nxënësit. E gjitha kjo arrihet përmes ekselencës, prandaj ne mbështesim përmes sistemit tonë të bursave nxënësit me rezultate të larta."
.jpeg)
Gjatë vitit shkollor që sapo u mbyll, një vëmendje e veçantë në këtë shkollë iu kushtua zhvillimit të teknologjisë dhe inovacionit. Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes gjatë gjithë vitit, të ekipit të ekspertëve nga Kanadaja, nxënësit e ABASTEM morën pjesë në një sërë aktivitetesh dhe programesh të avancuara që synuan zhvillimin e aftësive digjitale, programimit dhe robotikës. Organizimi i aktiviteteve të shumta gjatë gjithë vitit, krijoi mundësi të reja për nxënësit që të eksperimentojnë dhe të krijojnë.
Nxënësit e American British STEM Academy janë vlerësuar me çmime edhe në Olimpiadat Kombëtare, ndërsa fokusi për vitin e ardhshëm është edhe pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare.

ABASTEM u ofron mundësi dhe mbështetje nxënësve të marrin pjesë në Olimpiadat Kombëtare në matematikë, biologji, kimi, teknologji etj. Kjo mbështetje është e vazhdueshme, ndërkohë që do të shtohen mundësitë për pjesëmarrje dhe në olimpiada dhe konkurse në nivel ndërkombëtar, ku nxënësit mund të shkëlqejnë me rezultatet e tyre dhe të fitojnë vetëbesimin se mund t’ia dalin edhe përtej Shqipërisë.
.jpeg)
Me një cikël të plotë arsimor nga klasa e parë deri në maturë, me staf të kualifikuar, laboratorë modernë dhe një metodologji të provuar tashmë edhe përmes rezultateve konkrete.
American British STEM Academy fton nxënësit dhe prindërit të bëhen pjesë e një komuniteti që e sheh arsimin si investimin më të rëndësishëm për të ardhmen.
.jpeg)
Regjistrimet për vitin e ri shkollor
Me hapjen e regjistrimeve për vitin shkollor 2026-2027, American British STEM Academy mirëpret familjet që kërkojnë një model edukimi të orientuar drejt së ardhmes. Përveç bursave të dedikuara për nxënësit ekselentë, shkolla ofron mundësinë e takimeve informuese dhe vizitave në kampus, ku prindërit dhe nxënësit mund të njihen nga afër me filozofinë STEM, mjediset mësimore, si dhe programet akademike që kanë sjellë rezultatet e suksesshme të viteve të fundit.
? Linzë, Tiranë
? +355 69 7018 999
✉️ [email protected]
.jpeg)