Pas riatdhesimit të 48 shqiptarëve
Task Force për Lëvizjen e Lirë

Pas riatdhesimit të 48 shqiptarëve<br />Task Force për Lëvizjen e Lirë
TIRANË- Një Task Force për monitorimin e mekanizmit të liberalizimit të vizave krijohet në Shqipëri, menjëherë pas riatdhesimit të 48 shtetasve shqiptarë mbrëmjen e djeshme.

Task Force krijohet me urdhërin e Kryeministrit Edi Rama, “në një kohë kur qeveria shqiptare është e angazhuar të respektojë të gjitha detyrimet që vijnë nga bashkëpunimi që ka me Komunitetin Europian”.
 
Këtë gjë deklaroi sot nga Rinasi, zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea.
 
“Ky është operacioni i parë për riatdhesimin e 48 shtetasve shqiptarë në kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Dëshiroj që t’i përcjell një mesazh të gjithë qytetarëve shqiptarë, të respektojnë qarkullimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, pasi qeveria shqiptare është e angazhuar të respektojë të gjitha detyrimet që vijnë nga bashkëpunimi që ka me Komunitetin Europian, për sa i përket lëvizjes në hapsirën Shengen. Ky operacion i parë realizohet dhe në kuadër të krijimit të një Task-Force me urdhrin e Kryeministrit për të monitoruar mekanizmin e liberalizimit të vizave.” – u shpreh zv/ministria Gjebrea.
 
48 shqiptarë, të cilët kishin shkelur lejen 3-mujore në zonën Shengen, mbërritën mbrëmjen e djeshme në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit, me një avion të posaçëm, u sollën shqiptarët e deportuar të cilët janë 33 nga Franca, 11 nga Spanja, dhe 4 nga Blegjika. 
 
Operacioni për deportimin e shqiptarëve në atdhe u krye nga policia kufitare, polica franceze dhe FRONTEX, të Martën rreth orës 23:15.
Mësohet se shqiptarët e kthyer janë dërguar në komisariat ku janë marrë në pyetje.
 
Kthimi i tyre në Shqipëri u bë në kuadër të marrëveshjeve për lëvizjes e lirë në zonën Shengen. Shtetasit shqiptarë kishin shkelur afatet e lejes 3-mujore dhe kishin kërkuar azil në mënyrë të padrejtë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër