
Kina ka refuzuar një telefonatë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin pasi SHBA rrëzoi balonën kineze për të cilën pretendon se përdorej për spiunazh. Pentagoni bëri kërkesën për një telefonatë me ministrin kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe.
"Fatkeqësisht Kina e refuzoi kërkesën tonë. Angazhimi ynë për të hapur linjat e komunikimit do të vazhdojë," tha zëdhënësi Ryder.
Lajmi kryesor:
Inteligjenca amerikane insiston: Balona e rrëzuar përdorej nga Kina për spiunazh









