Pas rrëzimit të Bindjes, PD në Kukës ngre të njëjtat pretendime: Padi për komisionerët! Votuan ata që nuk ishin në Shqipëri

Pas rrëzimit të Bindjes, PD në Kukës ngre të njëjtat pretendime: Padi për komisionerët! Votuan ata që nuk ishin në Shqipëri

Dega e Partisë Demokratike në qytetin e Kukësit ka ngritur pasi për komisionerët e 14 qendrave të votimit të 30 qershorit në këtë qytet, pasi i akuzon për manipulim në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas pretendimeve të ngritura nga PD më 30 qershor kanë votuar persona që nuk kanë qenë në Shqipëri dhe për këtë PD në Kukës kërkon që të verifikohen fletët e votimit si dhe të  krahasohen me sistemin TIMS, sistem ky që bën të ditur hyrje-daljet e personave nga Shqipëria.

Sipas PD në Kukës kërkohet që të sekuestrohen listat e personave që kanë votuar për të bërë më pas krahasimet.

Por kjo padi dhe kjo kërkesë e PD në Kukës duket se nuk do ta ketë të gjatë, pasi të njëjtat pretendime i ngriti edhe Partia Bindja Demokratike. Këta të fundit kërkonin hapjen e kutive por në mbledhjen e sotme KQZ rrëzoi të 15 kërkesat e tyre. Sipas nënkryetarit të KQZ, Denar Biba partitë që ankimojnë procesin zgjedhor të 30 qershorit duhet të sjellin prova materiale për pretendimet që ngrenë ku më pas do të bëhej i mundur evidentimi i shkeljeve. Por as PD dhe BD nuk kanë sjellë prova për ankesat e tyre.

Dega e PD në Kukës padinë e ka bërë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Kukësit.

Deklarata e plotë e PD në Kukës:

Komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë Kukës paditen për krimet zgjedhore të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votuar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qershor

Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bashkisë së Kukësit. Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit.

Ndër faktet e përmendura në padi përmendet dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës. Në Nenin 326  të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e votimit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite