Rrëzohen 15 kërkesa/ Bindja kërkoi hapjen e kutive: Votuan edhe ata që nuk ishin fare në Shqipëri (VIDEO)

TIRANE - Në mbledhjen e kësaj të mërkure në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bindja Demokratike kërkoi të hapen kutitë në disa bashki që ata kanë dyshime se kanë votuar më shumë shqiptarë seç kanë qenë të pranishëm në vend, por janë rrëzuar. 

Sipas Topollajt, duhet  të bëheshin verifikime në sistemin TIMS, pasi siç ai akuzoi, ka shqiptarë që nuk kanë qenë fare në atdhe, dhe ndërkohë rezultojnë sipas tij, të jenë votues më 30 qershor.  Ai tha se në gjithë qendrat e votimit në Bashkinë e Sarandës ka parregullsi, dhe duhen hapur të gjithë kutitë për të bërë verifikimet. 

Kërkesat e Bindjes Demorkatike për parregullsi në disa bashki, u rrëzuan me votat e shumicës në KQZ, duke lënë në fuqi vendimin e KZAZ-ve.15 kërkesa u rrëzuan në mbledhjen e paradites, ndërkohë që ankimimet e tjera do të shqyrtohen në mbledhjen që KQZ do të bëjë nesër. 

Kërkesat ankimore të Bindjes Demokratike që u rrëzuan nga KQZ me argumentin se nuk ka prova për bashkitë dhe këshillat: Saranda, Skrapari, Maliqi, Libohova, Gjirokastra, Himara, Patosi, Kurbini, Lushnja, Divjaka, Kolonja, Durrësi, Berati, Dibra dhe Malësia e Madhe.

Por gjatë diskutimeve kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri  kërkoi një sondazh rastësor ku të hapen disa kuti për të verifikuar votat në kuti dhe votuesit që kanë votuar, kërkesë që është hedhur poshtë nga 4 anëtarët e tjerë të KQZ.

Bindja Demokratike ishte e vetmja forcë opozitare që pati disa kandidatë përballë kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, edhe pse nuk mundi të fitojë asnjë bashki. BIndja Demokratike e Astrit Patozit, nuk pati asnjë komisioner apo numërues në këto zgjedhje, edhe pse sië përfaqësuesi i kësaj force politike, Fabian Topollaj tha, ata kanë kërkuar komisionerë, por KQZ nuk i ka miratuar.

Fabian Topollaj: Të hapen të gjitha materialet zgjedhore në kuti, mes votave dhe atyre qytetarëve që rezultojnë në lista që kanë votuar. Kjo bëhet krejt lehtësisht që ky proces mund të ndihmojë sistemi TIMS, për të bërë një ballafaqim mes atyre që rezultojnë të kenë votuar më 30 qershor me sistemin TIMS, dhe do kuptoni që shumë shqiptarë që nuk kanë qenë në Shqipëri, rezultojnë votues në Sarandë. Të drejtën tonë për të hapur kutitë, ne na e jpe neni 136 /c, që përcakton se mund të kërkojmë marrjen e provave për të vërtetuar faktet nëse nuk ka qenë e mundur që këto prova të sigurohen paraprakisht. Pra kërkojmë të hapen kutitë për zonën e Sarandës. Kodi Zgjedhor e thotë që është i detyruar KQZ të japë gjithë provat që subjekti zgjedhor nuk ka pasur mundësi t'i disponojë më parë. Ne nuk kemi pasur mundësi të jemi në qendrat e votimit dhe të numërimit, pavarësisht se kemi kërkuar komisionerë. Nëse pretendimet tona vërtetohen të faktuara kërkojmë përsëritjen e zgjedhjeve në të gjithë këtë zonë.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridjan Salianji tha se bëhet fjalë për një tymnajë, një shashkë që po i hidhet procesit zgjedhor. Ai tha se për të shkuar tek hapja e kutive të votimit, duhet që të paktën njëri nga vëzhguesit e Bindjes Demokratike të kishte bërë një ankimim ditën e zgjedhjeve për  parregullsitë që mund të kishte konstatuar gjatë procesit.

Salianji: Të hedhësh gjëra të pavërteta në gojë të vëzhguesve që kanë pasur mundësi që këto të drejta t'i përdorin ditën e zgjedhjeve, kjo është një abuzim. Para se të kërkoni hapjen e kutive zgjedhore, na tregoni ku vëzhguesit e BD kanë bërë ankim në qendrat e votimit. Mbasi të marrim këtë dokument ë është e mundshme të bëhet nga vëzhguesi, atëherë do të shkojmë tek kutitë, tek lista dhe materialet zgjedhore. Vërtetë nuk keni pasur mundësi të numëroni, por keni pasur mundësi të shkruani dhe të ankimoni që ditën e zgjedhjeve. Duhen fakte, shënime që lihen në proces, për të shkuar më tej deri tek hapja e kutive. Këtë që paraqisni ju pas 10 ditësh, na gjeni një vëzhgues që ka shprehur të paktën një ankimim, që në këtë qendër votimi votat e Bindjes kanë kaluar për PS-në. Kutitë le të hapen vetëm nëse ka kontenstime nga vëzhguesit.

Topollaj: Ne i kemi ankimuar të gjitha qendrat e kësaj njësie administrative, Sarandës. Gjetjet e vëzhguesve tanë janë bërë pas mbylljeve të kutive të votimit. Kur është shpallur rezultati në ato qendra votimi, ata kanë konstatuar që ka pasur më shumë vota sesa votues. Kur ta bënin ankimimin ata?

Denar Biba: Në një hetim administrativ kërkohen prova. Mund të na thoni një qendër ku e keni evidentuar këtë shkelje?

Fabian Topollaj: Ka ndodhur në çdo qendër, më jepni kohë dhe unë do t'i gjej provat

Denar Biba: Të paktën një, një qendër votimi ku e ke parë këtë shkelje

Fabian Topollaj: Ja ku është prova, prova

Denar Biba: Unë të drejtohem me ju, m'u drejto me ju, jo me ti

Bitri: Ka një shifër mbi këtë që thoni

Fabian Topollaj: Nëse doni një shifër konkrete, mund ta jap për të gjithë qendrën zgjedhore pasi të më jepni kohë. Fenomeni nuk është i izozluar por shtrihet në të gjithë qendrat e votimit

Denar Biba: Nise nga e para dhe do t'i marrim një nga një

Fabian Topollaj: Unë po them të gjitha, ti thua më thuaj një. Kodi zgjedhor e thotë qartë se të vetmit që kanë akses janë komisionerët. Ne kemi bërë një kërkesë që ju mund ta quani të paargmunetuar por ajo nuk është shqyrtuar fare nga KQZ.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 10/07/2019 18:41

    Po sa sh e doni pushtetin dreqi ta haje. Isha aty me 30 qershor.... nje pjese e familjes time votuan, nje pjese jo. E shoqerova familjaren time per te votuar... me pyeten: ju nuk votoni? I them jo, jo se nuk dua, por a me lejoni te votoj me karte identiteti te huaj? (nuk kam karte shqiptare). Pergjigja ishte: JO, nuk lejohet. Nqs do kishte pisllik edhe mund te me kishin lejuar... Ju lutem, boll me me fantazira idiote se i cmendet shqiptaret, boll! Shanci i fundit per ne eshte te hapen negociatat kete vit, Merkel eshte akoma. Nqs i doni te ardhme femijeve tuaj mos dilni ne proteste per Lulin &co, por per te drejtat tuaja. Rama po iku, nuk i plas sh se ka para. Kush do vij ne pushtet, Luli? Eshte mbushur EU me harixhinje e qe lypin cdo kryqezim, por ne aq pak banore na mbajne peng (harixhinjte jane qytetare EU, po c'rendesi ka) Une qe jetoj jashte mund t'ju them qe kur Rama erdhi ne pushtet ndryshuan opinion ndaj nesh, filluan akuzat per kanabis, na mori lumi... Beni si te doni, une thjesht po jap mendim se vete jam ok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur