Pas Shteteve të Bashkuara dhe Francës, edhe Britania e Madhe u ka bërë thirrje shtetasve të saj në Kosovë të tregojnë kujdes një ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në përditësimin e këshillave për udhëtimet, autoritetet britanike paralajmërojnë se gjatë kësaj jave, përfshirë 16 shtatorin, priten tubime të mëdha në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, të cilat mund të shkaktojnë bllokime në trafik dhe ndërprerje të transportit publik.
Qeveria britanike u rekomandon shtetasve të saj të ndjekin zhvillimet lokale, të planifikojnë më shumë kohë për udhëtim dhe të qëndrojnë larg turmave të mëdha dhe demonstratave.
Lajmi kryesor:
Kosova nuk fle sonte! Prishtina pret në shesh verdiktin për Thaçin, rrugët stolisen me flamuj të UÇK-së! Jehon thirrja: Janë të pafajshëm!



