Pasi Bashkia e Tiranës ka fituar betejën ligjore dhe ka shembur godinën e ish-INSIG tanimë mund të vijohen punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël. Kjo ndërtesë është shembur gradualisht pa pasur nevojë të përdoren lëndë eksplozive dhe kjo si rezultat i bashkëpunimit të punonjësve të ndërmarrjes së Bashkisë dhe shërbimit zjarrfikës.
Erion Veliaj pasi ka postuar një album me fotografi nga procesi i çmontimit të kësaj godine, është shprehur se asnjë pengesë nuk do ta ndalojë Bashkinë ta transformojë Tiranën në një qytet më të mirë për qytetarët e vet. “Tirana nuk ndalet, kush pengon, gabon! Faleminderit kolegëve të IMT-së dhe Zjarrfikëses për profesionalizmin. Unaza e Vogël pranë fundit. Ky është vetëm fillimi! Tirana 1 vit në punë”, është shprehur Veliaj.
Njëkohësisht me shembjen e godinës janë hequr edhe materialet inerte e ka vijuar puna për ndërtimin e kësaj pjese segmenti të Unazës së Vogël që është shumë i rëndësishëm për transformimin e qytetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO