KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një i ri është vënë në pranga. Sipas policisë i arrestuari është O.O, 16- vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. I riu pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllanë e tij, A.O 22 vjeç. I riu tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
Ndërkohë në prangat e policisë së Durrësit ka rënë edhe një 18-vjeçar, J.K banues në Kosovës. Ky person në Pikën kufitare të Portit të Durrësit tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Komento