TIRANE- Pesë të akuzuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka janë shoqëruar dhe përballur dje me akuzat në gjykatë. Sot pritet që autori i dyshuar për këtë krim, Edison Kajtazi të njihet me masën, ndërsa mësohet se ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me armë ndaj Zergës. Njëri pas tjetrit, pesë të arrestuarit janë paraqitur para gjyqtarit të gatshëm, Julian Haxhiu, ku pasi kanë dhënë gjeneralitetet dhe kanë pranuar të mbrohen nga avokatët e tyre, kanë dëgjuar dinamikën e ngjarjes ku kanë qenë vetë të pranishëm, të lexuar nga prokurori Adriatik Cami.
Të akuzuar si bashkëpunëtorë në ngjarjen e 25 prillit janë Agron Goxhaj, Artan Hasani, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj dhe Andi Veshi, ky i fundit i akuzuar për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit”. Të gjithë janë lënë në masën e “arrestit në burg”. Ata kanë mohuar se kanë qenë pjesë e ngjarjes, duke deklaruar se kanë qenë persona të rastësishëm në momentin që ka ndodhur. Fillimisht personi nën hetim B. Mansaku ka shkuar i vetëm dhe është takuar për të biseduar me personin nën hetim E.Kajtazi dhe personat e tjerë që e shoqëronin dhe pas tij ka shkuar edhe viktima me shtetasin B.Mansaku etj.
Viktima Aurel pasi ka shkuar tek “Tuneli” është ndjerë i fyer nga veprimet dhe fjalët e personit nën hetim Edison Kajtazi që po bënte presion dhe që kishte ardhur i armatosur, ka tentuar t’i afrohej. Në këtë moment B. Mansaku i është drejtuar viktimës Aurel që kishte armë në dorë dhe është kapur me të trup më trup. Në këtë moment është dëgjuar një zë nga personat e tjerë që ishin me Edison Kajtazin që thotë:“gjuaji… gjuaji” dhe pas këtij momenti janë dëgjuar disa të shtëna arme zjarri. Edison Kajtazi ka qëlluar drejt viktimës, ndërsa personat e tjerë që kanë gjuajtur me armë, nuk është përcaktuar se cilët kanë gjuajtur, apo në çfarë drejtimi kanë gjuajtur.
Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com