Pas shfaqjes së variantit Delta, shënohet rekord infektimesh nga COVID-19 në Kosovë! 888 raste të reja pozitive dhe 1 viktimë

Rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë, nga dita në ditë vetëm po rriten në mënyrë drastike dhe të shpejtë.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 888 persona nga 6.086 testime të kryera dhe është regjistruar 1 viktimë.

Teksa numri i të infektuarave rritet, ai i të shëruarve ulet, pasi gjatë ditës së sotme kanë arritur të mposhtin virusin vetëm 38 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 3.489.

Numri total i infektimeve nga COVID-19 është 111,644, ndërkohë që ai i viktimave ka shkuar 2,274 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Vaksinimi masiv në vend po vijon normalisht. Gjatë 24 orët e fundit janë kryer 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit gjithsej janë dhënë 521.737 doza të vaksinës.

Kjo është hera e parë pas regjistrimit të rastit të parë me variantin Delta që në Kosovë shënohet një numër kaq i lartë infektimesh.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës