Nëse parlamenti do të vendos për shkarkimin e dy anëtarëve të tij, Kuvendi duhet të nis punën për zëvendësimin e tyre me dy anëtar të rinj. Në bazë të përbërjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, parashikohet që 3 anëtar të tij zgjidhen nga Kuvendi ku dy prej tyre janë në prag të shkarkimit. Kësisoj pritet që mazhoranca të nis nga puna për zëvendësimin e tyre. Veç kësaj, mazhoranca duhet të nis nga puna edhe për emërimin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në bazë të ligjit të ri për KLD-në, nënkryetari i saj i cili është edhe zëvendësuesi i presidentit, duhet të jetë një nga tri anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi ku sipas të gjitha gjasave do të jetë pasuesi i Elvis Çefës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.