Pas 'shkëlqimit', valutat e huaja humbasin terren ndaj lekut! Pas 7 ditësh bie Euro

Pas 'shkëlqimit', valutat e huaja humbasin terren ndaj lekut! Pas 7 ditësh bie Euro

Pas  një rritjeje të vazhdueshme të euros që nga data 24 mars, sot ka regjistruar ulje vlera e saj. Sipas Bankës së Shqipërisë një euro sot është këmbyer me 128.5 lekë, duke humbur më shumë se 2.14 pikë. Euro arriti të këmbehej me mbi 131 lekë në tregun valutor vetëm dy ditë më parë, ndërkohë në zyrat e këmbimit ajo arriti në shifra edhe më të larta pasi tregtarët po e shisnin deri në 136 lekë, ndërkohë që e blinin me 126 e lart.

Këtë të mërkurë rënie të ndjeshme kanë pësuar edhe valutat e tjera, ku paundi ka zbritur me 1.40 pikë, dhe është këmbyer me 144.85 , dollari ka humbur me 1.49 pikë dhe po këmbehet me 117.26 dhe franga zvicerane ka zbritur me 1.67 pikë dhe në treg sipas Bankës së Shqipërisë po këmbehet me 121.63 lekë.

Të gjitha valutat e huaja po njihnin një “shkëlqim” që nga ekspertët është konsideruar artificial pasi erdhi si pasojë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19. Për ekspertët e fushës mbyllja e aktiviteteve ekonomike, mungesa e turistëve, bllokimi i qarkullimit, si dhe të hyrat valutore në vlerë të ulët kanë çuar një një luhatje në treg, duke bërë që kërkesa e qytetarëve të jetë më e lartë se oferta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente