Vaksinohen sot mjekët në Vlorë, vijon në Fier/ Rama: Të dielën fillojmë vaksinimin anti-COVID te personalitetet mbi 80 vjeç

VLORË- Pas Tiranës e Shkodrës ka nisur sot vaksinimi i mjekëve e infermierëve në qytetin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama tha se ditën e diel do të vaksinohen figurat e shquara në moshë të tretë +80 vjeç dhe se brenda marsin mbërrijnë 40 mijë doza të Pfizer.

Ndërkohë, teksa Meta ngre alarmin duke thënë se vendi është në prag të katastrofës sa i takon situatës së COVID, kryeministri Rama i përgjigjet duke thënë se ka kohë që nuk është një president e duke hedhur akuza të forta se "lëviz natën pa protokoll".

Procesi i vaksinimit ka vijuar dje në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime anti-COVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antiv-COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
Pësoi ishemi cerebrale, kryevaksinuesi i Vlorës niset me urgjencë drejt Tiranës

1613642288_vlor.jpg

Kryevaksinuesi i Vlorës, mjeku Piro Begaj është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. Mësohet se Begaj ka pësuar ishemi cerebrale (Hemoragji cerebrale), nga luhatja e tensionit. Theksojmë që kjo nuk ka asnjë lidhje me vaksinën anti-COVID, pasi ngjarja ka ndodhur para se të niste ky proces.

Pas Tiranës e Shkodrës ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve e infermierëve në qytetin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama tha se ditën e diel do të vaksinohen figurat e shquara në moshë të tretë +80 vjeç dhe se brenda marsin mbërrijnë 40 mijë doza të Pfizer. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime anti-COVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. 

Ora 11:45
Bino: Nesër nis procesi i vaksinimit në Fier, për të vijuar me Gjirokastrën, Elbasanin e Korçën

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP ta se procesi i vaksinimi te të moshuarit do të nis nesër në Fier dhe pastaj në Gjirokastër.

"Sot në Vlorë, pastaj nesër në Fier, ndërkohë dhe Gjirokastra do fillojë me shtëpitë e moshuarve, Elbasani dhe Korça. Asnjë dozë nuk kemi humbur. Midis personelit shëndetësor ka shumë pak skepticizëm, pranushmëria ka qenë e mirë, vetëm ato që e kanë kaluar ua kanë lënë radhën të tjerëve, por duhet punuar për te grupet e tjera, nuk kemi pasur  efekte anësore nga vaksina", tha Bino. 

Ndërkohë, Bino do të vaksinohet sot vetë në Vlorë. 

 

Ora 11:12
Manastirliu nga Vlorë: Do të vaksinohen të personalitetet e moshuara mbi 80 vjeç që kanë sëmundje të tjera!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu nga Vlora bëri me dije se procesi i vaksinimit do të nisë te personalitetet e moshuara +80 vjeç që kanë sëmundje të tjera, për të vijuar më pas me të moshuarit e tjerë të kësaj grup moshe. Në qytetin e Vlorës, aty ku nisi procesi i vaksinimit, ministrja bëri me dije se do të jenë rreth 200 individë që do të bëjnë dozën e parë, teksa tha se duhet të respektomë masat anti-COVID, për të mos shkruar në marrjen e masave të tjera kufizuese.

" Ato grupmosha që kanë sëmundje që i bëjnë prioritar në rendin e vaksinimit dhe ardhjen e vaksinave të tjerat të shtrihet vaksinimi dhe për këtë grupmoshë. Nuk duam që të shkojmë drejt masave kufizuese. Sot në Vlorë do të vaksinohen rreh 200 individë", tha ministrja.

Ora 11:08
'Jemi në prag të katastrofës kombëtare'/ Rama për Metën: Ka kohë që s'është president! Lëviz natën pa protokoll

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta,i cili tha se vendi është në prag të katastrofës kombëtare sa i përket situatës së COVID. Rama tha se Meta ka kohë që nuk sillet si një president i vendit.

“Presidenti ka kohë që s’është më President, por shpërdorues i funksionit të Presidentit në funksion të ndërmarrjes që drejtohet nga e shoqja. Vjen në Vlorë natën fshehurazi, shkon lart e poshtë, natën, shfaqet në makina pa protokollin përkatës, takon njerëz, por me sa duket jo dhe aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria se tani njerëzit s’besojnë më tek LSI. E mirëkutoj se zgjedhjet do jenë një katastrofë për LSI”, tha Rama. 

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta kërkoi që të ndryshohet strategjia e për përballimin e COVID, pasi nuk ka asnjë plan për vaksinimin e popullsisë, e për pasojë shtoi se situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare, që duhet parandaluar pa humbur më kohë. Ai tha se është kriminale që bëhet sehir në këto kohë e duke i trajtuar të vdekurit si statistika.  

Ora 11:00
Rama nga Vlora: Të dielën nisim vaksinimin anti-COVID tek personalitetet e moshuara +80 vjeç

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije nga Vlora se të dielën do të nisë procesi i vaksinimit për të moshuarit personalitete.

"Këtë të dielë do të fillojmë me disa personalitete, brenda marsit do të kemi 40 mijë doza të Pfizer", tha Rama.

Ora 10:37
Pak para se të nisë vaksinimi anti-COVID në Vlorë, i bie të fikët kryevaksinuesit

Report Tv mëson se pak para se të niste procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës, kryevaksinuesit Piro Begajt i ka rënë të fikët. Mësohet se ai është shoqëruar me autoambulancë në ambientet e spitalit të Vlorës për ndihmë mjekësore. Theksojmë që kjo nuk ka asnjë lidhje me vaksinën anti-COVID, pasi ngjarja ka ndodhur para se të niste ky proces. Nuk dihen ende shkaqet, teksa pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij shëndetësore. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vrojtuesi: 18/02/2021 15:13

    A mund te na i thote kryeministri yne si percaktohet ne kushtetuten e republikes se Shqiperise se cili shtetas quhet personalitet dhe cili jo? Si do t’i percaktoi organizata rilindase personalitetet mbi cilat kritere? Bemat e rilindjes nuk kane te mbaruar dhe do vazhdojne nese qendrojme si dele dhe nuk reagojme per cfare po instalohet ne vend. Opozita ne parlament dhe jashte eshte e shitur dhe e korruptuar vetem ne si popull po te bashkohemi qe te marrim fatet ne dore te vendit tone. Perndryshe do kalojme dhe nje 30 vjecar tjeter po keshtu.

    Përgjigju
  • Marku: 18/02/2021 13:47

    Forca o Lideri yne! Mos i degjo ca thone po bej si di vete. Le te thone, kush e ka luksin te kete udheheqsin cdo dite mes popullit? Asnje shtet, asnje popull. Vetem ky i yni. Ne aeroport, ndertime, spitale, rruge, transport, stadium, shiringe, buke, miell, TV kudo eshte inpranishem AI. Vetem kujdes shendetin, mos harro ne dreke vetem prodhime deti dhe thoj Tomes te gjeje vere te mire jo nga ajo pse aspra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari