Situata e COVID, Meta thirrje qeverisë: Të reflektohet përpara se të kthehet në katastrofë kombëtare, të mos bëhet sehir

Situata e COVID, Meta thirrje qeverisë: Të reflektohet përpara se të kthehet në katastrofë kombëtare, të mos bëhet sehir

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se kjo situatë po del jashtë kontrollit nga dita në ditë dhe se qeveria bën sehir.

Ai thotë se kjo katastrofë duhet parandaluar pa humbur kohë e i bën thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa dhe të reflektojnë sa më parë.

Sipas tij, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv duke sjellë pacientë të prekur nga COVID.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 18 viktima dhe 1075 raste të reja me COVID.

Postimi i plotë i Metës:

Në kushtet kur situata pandemike po rëndohet ndjeshëm, është kriminale të bëhet sehir dhe rastet e shtuara të infektimeve e humbjet e jetëve të trajtohen si stastikë. Vetëm sot janë regjistruar 18 viktima dhe sipas të raportimeve nga terreni, çdo 13 minuta një autoambulancë mbërrin në Spitalin Infektiv COVID-1.  Nuk ka asnjë plan konkret për vaksinimin e popullatës, asnjë kusht të përmirësuar në spitale, asnjë masë efektive për parandalimin e përhapjes së pandemisë në popullatë. Situata po shkon drejt një katastrofe kombëtare, që duhet parandaluar pa humbur më kohë. Çdo ditë, që kalon, do të thotë më shumë pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, mbrojtja e të cilëve duhet të jetë prioriteti ynë absolut. Propagandë duke luajtur me jetët e shqiptarëve nuk mund të ketë dhe nuk do lejohet të ndodhë. I bëj thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që sot, të reflektojnë dhe të kthejnë fokusin vetëm nga qytetarët. Është emergjente ndryshimi rrënjësor i strategjisë antiCOVID pasi masat dhe kufizimet e marra derimë tani nuk po sjellin asnjë rezultat.

Nevojitet një strategji e re, gjithëpërshirëse dhe e ndërtuar mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda dhe jashtë vendit. Shpenzimet publike për vaksinimin, trajtimin, testimin dhe gjurmimin, për furnizimin me barna të qendrave spitalore dhe të shërbimit reanimator me pajisje jetëshpëtuese, janë tani më të rëndësishme se kurrë. Për këtë arsye, politika fiskale duhet të jetë mbështetëse dhe fleksible derisa të sigurohet një dalje e sigurtë dhe e qëndrueshme nga kriza. Përsëris apelin, drejtuar çdo shqiptari, për të mos e ulur vigjilencën dhe vijuar zbatimin me rigorozitet të rregullave antiCOVID.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 18/02/2021 04:16

    Mbylle ate halene me mire o k..e, kur deri dje ti dilje pa kapister bashke me ate surrat kalin, besoj se do ti shkoj shume kapistra si qente

    Përgjigju
  • Per ty: 17/02/2021 19:13

    Zoti Ilir Meta ti dhe gruaja jote ishit ata që dilnit pa maska dhe festonit ne ambiente të mbyllura pa mbajtur distanca,ti nuk je pasqyra e shtetit?Ti dhe gjithe partitë duhet ta mbështesni qeverinë ne ketë fatkeqësi me tre gjera ta thjeshta ,të mbaje maska,te lajme duart dhe te mbajme distanca nga njeri tjetri ,ti që je person publik dhe ido shqiptarët dil bej një reklame për këto të treja që shkruaja me lart e ben dot ? ESHTË MË LEHTË PARANDALIMI SE SHËRIMI I SËMUNDJEVE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh