Pas Shkodrës, edhe selisë së PD në Elbasan i ndërrohet brava, Luçiano Boçi: Urdhri ka ardhur nga lart, kanë frikë nga anëtarësia

 

Pasi selisë së PD në Shkodër iu vu kyçi, asaj në Elbasan i është ndryshuar brava. Kt fakt është denoncuar edhe nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili është mbështetës i Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Boçi thotë se urdhri për mbyljen e derës ka ardhur 'nga lart', teksa shton se  anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendumin e 18 dhjetorit.

"Të kesh frikë nga anëtarësia. Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!??? Me urdhër nga lart kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti. Vota është shpirt e mendje! Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin. Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë? Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?! Ju qofshi në marrëzinë tuaj! Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet. Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.  Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat! E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00. PD i takon anëtarëve të saj", shkruan Boçi.

 

Video nga dega e Partisë Demokratike në Elbasan


Lajmi kryesor:

'Luftë bravash' në PD, pas disa zyrave në Tiranë kyçen dyert e selive edhe në Elbasan e Shkodër! Zyrtarët e degëve: S'e kemi bërë ne! Berisha: S'ka dryn që na ndal


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë