'Luftë bravash' në PD, pas disa zyrave në Tiranë kyçen dyert e selive edhe në Elbasan e Shkodër! Zyrtarët e degëve: S'e kemi bërë ne! Berisha: S'ka dryn që na ndal

TIRANË- Luftë bravash në PD. Dy ditë nga mbajtja e referendumit të Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës, janë kyçur me dry portat kryesore të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Elbasan, pas asaj në Sarandë të mërkurën. Ndërkohë që edhe në Selinë qendrore në Tiranë janë  raportuar kyçje dyersh. 

Sot, demokratët që mbështesin Berishën i bënë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” e Bashës, pasi dega nuk është pronë private.

Edhe Luçiano Boci thotë se në Elbasan urdhri ka ardhur nga lart pasi kanë frikë nga anëtarësia. 

I pyetur nga Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Akil Kraja tha se të gjendur para kësaj situate, do të merren ambiente të reja për mbajtjen e referendumit që kërkon të ratifikojë shkarkimin e Bashës nga delegatët në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Megjithatë zyrtarë të degëve në këto rrethe që janë në detyrë dhe nuk janë shkarkuar nga Basha si ata që mbështetën hapur Kuvendin e Berishën, thonë se portat hyrëse në degë nuk janë mbyllur prej tyre.

Fleta e referendumit e publikuar nga Sali Barisha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
'Lufta e bravave' vazhdon në PD, sekretari i degës denoncon në polici kryetarin: Do e hapim selinë! Ish-deputeti: Të flasim si na ka hije

 

Sekretari i degës së PD së degës së Elbasanit ka bërë një denoncim në polici dhe akuzon drejtuesin e PD-së në këtë qytet se ka ndërruar bravën e selisë. Ai garanton se dera do të hapet dhe do të vijohet puna.

"Shoqata Basha-Bardhi, tashmë në panik bëri edhe aktin e fundit të turpshëm duke i vënë drynin degës së selisë së Partisë Demokratike. Shpreh indinjatën më të madhe, në emër të të gjithë demokratëve të Elbasanit. Kam bërë një kallëzim penal në Policinë e Elbasanit. Organet të merren me këtë vepër penale. Nesër ne do të hapim zyrën e PD dhe do të ushtrojmë funksionet tona dhe më 18 dhjetor do të zhvillohet në Selinë e degës së PD referendumi", tha Bledi Himçi.

Ndërkohë që ish-deputeti Aurel Bylykbashi apelon për qetësi.

"Unë do të isha partizan jo i denoncimeve por i negocimeve. Ajo seli që ndodhet ngjitur me shkollën pedagogjike, është 'kisha' dhe 'xhamia' e të gjithë demokratëve. Edhe të atyre që mbështetën 11 dhjetorin dhe që morën vendimet e duhura, por dhe të atyre që nuk e mbështetën por 18 dhjetorin. Në respekt të vuajtjeve tona të përbashkëta, secili nga ne duhet të shohë më larg. I bëj thirrje demokratëve të ruajnë qetësinë dhe të respektohet shumica. Shumica ishte më 11 dhjetor dhe mori ato vendime të duhura për PD-në. Një bravë është një bravë dhe shumë mirë mund të hapet. Ftoj kryetarin e degës që të mblidhemi nesër dhe të flasim si na ka hije", tha ai.

Ora 17:31
'Luftë bravash' në PD, Berisha publikon fletën e referendumit: Nuk ka vulë, bravë apo dryn që na pengon

Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga 18 dhjetori, palët në PD kanë intensifikuar 'luftën'. Nga rrethet raportohet se janë kyçur me dry portat kryesore të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Elbasan, pas asaj në Sarandë të mërkurën, teksa Berisha ka paralajmëruar referendum ditën e shtunë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha i cili ka postuar edhe fletën e votimit të referendumit.

 ‘Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve!’, shkruan Berisha në Facebook.

 

Ora 15:00
Pas Shkodrës, edhe selisë së PD në Elbasan i ndërrohet brava, Luçiano Boçi: Urdhri ka ardhur nga lart, kanë frikë nga anëtarësia

 

Pasi selisë së PD në Shkodër iu vu kyçi, asaj në Elbasan i është ndryshuar brava. Kt fakt është denoncuar edhe nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili është mbështetës i Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Boçi thotë se urdhri për mbyljen e derës ka ardhur 'nga lart', teksa shton se  anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendumin e 18 dhjetorit.

"Të kesh frikë nga anëtarësia. Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!??? Me urdhër nga lart kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti. Vota është shpirt e mendje! Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin. Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë? Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?! Ju qofshi në marrëzinë tuaj! Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet. Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.  Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat! E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00. PD i takon anëtarëve të saj", shkruan Boçi.

 

Video nga dega e Partisë Demokratike në Elbasan
Ora 13:16
Degës së PD në Shkodër i vendoset dryni! Anëtari i kryesisë denoncon: Kjo është përçarja më e madhe që po bën ish-kryetari Basha! Turp!

Me kangjellat e mbyllura dhe e kyçur me zinxhir, kjo është pamja e selisë së PD në Shkodër këtë të enjte.

Kjo situatë është denoncuar nga një nga anëtarët e kryesisë së PD, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër,  Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” pasi dega nuk është pronë private.

Ai e cilësoi këtë veprim si përcarjen më të madhe që po induktohet nga ish-kryetari i dhe deputeti Lulzim Basha, siuc e quajti ai.

Nuk dihet nëse selia është mbyllur për të mos lejuar referendumin e 18 Dhjetorit që është paralajmëruar nga mbështetësit e Sali Berishes

"Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!", shkruan Gjini.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dora: 16/12/2021 17:54

    SPAKU do te ndale o malok koketrashe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv