Pas show-t me inceneratorët PD i rikthehet Becchettit, Kushtetuesja nis në 10 mars shqyrtimin për ngritjen e komisionit hetimor

Pas show-t me inceneratorët PD i rikthehet Becchettit, Kushtetuesja nis në 10 mars shqyrtimin për ngritjen e komisionit hetimor

Francesco Becchetti

Pas show-t politik me inceneratorët, Partia Demokratike do t’i rikthehet çështjes së biznesmenit kontrovers italian Francesco Bechettit, i cili ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar 110 milionë euro ndaj Shqipërisë, me argumentin se u përndoq politikisht, pasi ndaj tij nuk kishte dënim nga gjykata. Gjykata Kushtetuese, në 10 prill të vitit 2022, do të nisë shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike, për rrëzimin e vendimit të Kuvendit të tetorit 2021, kur u refuzuar kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimore për çështjen Bechetti. Krahas ngritjes së komisionit hetimor, PD-ja kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shprehet edhe për kompetencën e jo më pak se një të katërtës së deputeteve, kur kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor dhe rastet kur kërkesa nuk pranohet.

Partia Demokratike kërkon të hetojë rolin e qeverisë në përplasjen me Francesco Bechettit, i cili bindi arbitrazhin të dënojë Shqipërinë me 110 milionë euro. Duke e konsideruar këtë çështje një aferë korruptive, PD-ja kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor. Shumica parlamentare rrëzoi kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për këtë çështje, në 14 tetor 2021, me argumentin se shkelej konfidencialiteti dhe dëmtonte rëndë interesat e Shqipërisë në këtë moment. Partia Demokratike i konsideroi pretendimet e mazhorancës të pabaza dhe i kërkoi Gjykatës Kushtetuese, rrëzimin e vendimit të Kuvendit, për t’i hapur rrugë ngritjes së komisionit hetimor.

Në 10 mars 2022, opozita dhe maxhoranca do të paraqesin edhe një herë qëndrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Bechetti. Pas dëgjimit të palëve, Kushtetuesja do të shprehet përfundimisht këtë çështjet, duke përcaktuar edhe një kornizë të kufijve të objektit të një komisioni hetimor, kur kërkohet nga ¼ e deputetëve. Gjithsesi, komisioni hetimor për  inceneratorët tregoi edhe një herë përdorimin e kësaj të drejte nga palët për politikë, pasi përpos luftës politike, komisioni nuk arriti ndonjë produkt për të ndihmuar hetimet e SPAK.

Ndërkaq, Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, dënoi një javë më parë me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchettin, i cili akuzohet për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Bashkëpunëtori i tij italian Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg, nëna e tij Liliana Condomitti u dënua me 8 vite. Me 8 vite burg u dënua edhe Erjona Troplini.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Acsk: 01/03/2022 21:09

    Erjon Veliaj s’do bente kurre nje gafe te tille. Kete mund ta shikoni fare mire ne menyren se si iu pergjegj bechetit kur i beri foto pa leje. Erjoni duhet te jete kryetar i ps. Edi s’merr me vesh nga politika.

    Përgjigju
  • Lyli shembelltyra me e shpifur e Sali rrenës: 01/03/2022 17:39

    Po mire , a ka Lyli gati ketu nje plan me 5 pika per kete çeshtje? Ça mendon Gazja e Alibeajbeu?

    Përgjigju
    • Sali rrena: 01/03/2022 21:07

      Luli Po ben Gati planin me 8 pika per ribashkim me mue , Shedebilah do flas me Meten per kete zhvillim qy do trondise narkoshtetin

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin