Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u shty për të premten, pasi partitë nuk arritën dakordësi për zgjedhjen e nënkryetarëve. Pas përfundimit të saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është në kontakt me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa zbuloi se i ka shkruar edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për të zhvilluar një takim me synimin që të arrihet marrëveshje.
“Së pari u zgjodh Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënnëkryetarëve. Meqenëse nevojitet mbështetja e mazhorancës edhe për propozimet e tyre le të jemi pozitiv e konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë te zgjedhja e presidentit, që duhet të bëhet në mënyrë që tì evitojmë zgjedhjet e reja””, tha Kurti.
Kurti komentoi edhe deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë seancës tha se kandidatin për nënkryetar e propozonte “në emër të popullit serb”.
“Siç e tha edhe kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me betimin që ai vetë ka bërë. Propozimi i dorëzuar me shkrim është në përputhje me Kushtetutën, ndërsa ajo që u deklarua në seancë ishte në shpërputhje flagrante. Në Kuvend mund të votohet vetëm propozimi i dorëzuar me shkrim. Nuk e di, dikush nga grupi parlamentar tha që kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i komandantit e gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë që u nderua nga shteti serb dhe nga kisha Ortodokse Serbe”, u shpreh Kurti.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit! Incident me Listën Serbe, propozon nënkryetarin ‘në emër të popullit serb’! Seanca konstituive shtyhet të premten











