Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarëve, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi kandidatin e kësaj force politike duke deklaruar se e bënte këtë “në emër të popullit serb”.
Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi nga administrata e Kuvendit të verifikojë nëse mënyra e propozimit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ajo tha se, në të kundërt, do të veprohet sipas rregullores së Kuvendit.
Më pas reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi mënyrën e propozimit “skandaloze” dhe “të papranueshme”.
“Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, shkroi Gërvalla në Facebook.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit! Incident me Listën Serbe, propozon nënkryetarin ‘në emër të popullit serb’! Seanca konstituive shtyhet të premten






