Pas shumë diskutimesh, PS dhe PD bien dakord, miratohet rregullorja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit! Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar

Pas shumë debateve, shtyrjes së mbledhjeve për sherre dhe braktisje nga të dyja palët, më në fund ka një dakordësi në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit.

Në mbledhjen e sotme është miratuar rregullorja e Komisionit dhe është zgjedhur Sekretar i komisionit deputeti Klevis Xhoxhi.

Edhe kjo mbledhje u shoqërua me diskutime. Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, bëri një propozim sa i përket orës për mbledhjen e radhës duke propozuar si orar të përshtatshëm pasditen e orës 17:00. Të gjithë ranë dakord, por kjo gjë acaroi deputetin e LSI, Petrit Vasili i cili tha se nuk është caktuar ende dita dhe ju caktoni orarin.

"Nëse do të gjejmë një dakordësi të gjejmë ditën dhe orën sipas rregullores të njoftuar 48 orë më parë. Kështu që deri të hënën së bashku me zotin Gogu besoj se do të kemi caktuar një ditë për mbledhjen e radhës në orën 5 të pasdites", ka mbyllur debatin kryetari i Komisionit Alibeaj.

(Kliko këtu për 21 kërkesat për hetimin e zgjedhjeve nga PD)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:31
Basha i përmendi ‘Trekëndëshin e Bermudës’, ku futi edhe Metën, sherr mes PD-së dhe LSI-së në Komisionin e Hetimor

Plas sherri mes LSI dhe PD në Komisionin e Ligjeve, pasi Basha futi Ilir Metën në “Trekëndëshin e Bermudes”

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ditën e sotme u shoqërua edhe me përplasje me Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkak për këtë u bë propozimi që bëri deputeti i PS-së Petro Koçi në lidhje me miratimin e rregullores.

Koçi propozoi që në rendin e ditës të ndryshohej togfjalëshi “vazhdim i miratimit të rregullores” me togfjalëshin “shqyrtim i miratimit të rregullores”.

Ky propozim, pati edhe miratimin e menjëhershëm nga anëtarët e PD-së, por në këtë moment ndërhyri përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha se rregullorja dhe katër nene janë miratuar tashmë në parim. Sipas tij mbledhja e sotme nuk mund të jetë kurrsesi një mbledhje shqyrtimi të rregullores, por vazhdim i asaj që është miratuar më përpara.

Pjesë debati:

Petro Koçi: Përderisa ne të gjithë që ne kemi një informacion që ka një konsensus në lidhje me procedimin e mbledhjes, propozoj që në pikën tre të rendit të ditës të hiqet fjala “vazhdimi” dhe të vendoset fjala “shqyrtimi”.

Enkelejd Alibeaj: Jeni dakord me propozimin e zotit Koçi për të zëvendësuar fjalën vazhdim me fjalën shqyrtim! Po miratohet.

Petrit Vasili: Ore të bëj një pyetje. Që t’i kemi të qarta edhe miratimi në parim nuk qëndron, po apo jo? Ky është moment për t’u sqaruar se këtu u bë pazari i gjësë.

Nëse është votuar në parim ky është vazhdim, nëse ka rënë dhe ai votim në parim unë po ngrihem po iki, në kuptimin e mirë të fjalës.

Enkelejd Alibeaj: Ka qenë votimi në parim, ka qenë unanim, por votimi nen për nen nuk shkoi deri në fund. Për ta zgjidhur ngërçin unë kam bërë një gjest kalorsiak që duhet të bëjë gjithsecili.

Petrit Vasili: Ore Një minutë. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatira. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Keni frikë nga kjo?

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka lidhje me frikën, ka të bëj me gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

Një ditë më parë kryetari i PD-së duke iu drejtuar Kryeministrit i tha ai kërkon të ketë përballë Metën dhe Berishën se e ka frikë atë pasi e ka mundur në 2011. Sipas Bashës, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta ata që e kanë fajin më të madh që Rama është në pushtet, ndërsa ai ka fajin më të vogël.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan