Pas shumë vitesh e shkëputur nga muzika, Parashqevi Simaku publikon këngën e re 'Dashuria'

Pas shumë vitesh e shkëputur nga muzika, Parashqevi Simaku publikon këngën e re 'Dashuria'

Parashqevi Simaku (foto nga kënga e re)

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga kënga e saj e parë pas një shkëputjeje të gjatë disa vjeçare nga muzika. 

Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”, ndërsa pritet që të publikohet së shpejti.  

“A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale.

Parashqevi Simaku, e cila jetonte e pastrehë në Neë Jork tronditi opinionin publik shqiptar, muaj më parë në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale.

Ajo u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në Amerikë, ndërsa tashmë i është rikthyer sërish muzikës duke sjell këngë të reja.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon kundërshtarët: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'keni bërë gjë për fshatin!

Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon kundërshtarët: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'keni bërë gjë për fshatin!