Një ditë pas fejesës së çiftit të njohur, plasi sakandali për tradhti. Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez zyrtarizuan lidhjen e tyre në fejesë nja lajm ky po aq i bujshëm sa ai që pasoi.
Alex u akuzua nga sportisti Jose Canseco se po tradhtonte Jennifer me ish partneren e tij. Madje ai ishe aq i sigurt sa mund të futej në makinën e së vërtetës për këtë. Por duket se këto zëra nuk i kanë ‘prishur gjumin’ Jennifer. Burime pranë saj shprehen për US Ëeekly se këngëtarja po e shijon në maksimum hapin e ri në lidhjen e saj dhe se nuk ka asnjë dyshim me partnerin. Ata janë të pandashëm gjatë gjithë kohës dhe se këto thashetheme nuk janë aspak të reja për këngëtare.