Sensibilimi dhe ndihma në këto ditë të vështira që po kalon Shqipria ka qenë i madh nga grupet e tifozëve, por edhe të klubeve. Përveç mesazheve mbështetëse nga shumë ekipe të njohura në botë, si Milan, Inter, Juvetus dhe të tjera, klube shqiptare po mendojnë të ndihmojnë financiarisht.
Pa u hequr meritat të gjithve klubeve të tjera shqiptare që kanë ndihmuar me ushqime dhë ç;të munden, një gjest fisnik po e bën klubi i Shkëndijës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në lidhje me ndeshjen e së shtunës në kampionat klubi shqiptar në Tetovë thotë:
“Të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes Shkëndija vs Shkupi do të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.”
Iniciativa të tilla ka marë edhe Partizani në Shqipëri, që ka menduar se të ardhurat nga biletat në ndeshjen derbi me Tiranën, në rast se luhet në ‘Air Albania’ dhe nuk paguan qiranë, të shkojnë për familjet e prekura.
Më herët mesazhe sensibiluzese tifozësh janë parë në stadiumet greke, por edhe ato serbe.