GJKKO lë në fuqi vendimin e SPAK, nuk pranohet kallëzimi i Gazment Bardhit për nisjen e hetimeve për Lindita Nikollën

GJKKO lë në fuqi vendimin e SPAK, nuk pranohet kallëzimi i Gazment Bardhit për nisjen e hetimeve për Lindita Nikollën

Gazment Bardhi

GJKKO ka shqyrtuar ankimin e deputetit të opozitës, Gazmend Bardhi dhe në fund ka marrë vendimin për të mos filluar hetim ndaj kryeparlamentares, Lindita Nikolla.

Bardhi fillimisht bëri kallëzim në SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” ndaj Nikollës por Prokuroria vendosi të mos regjistrojë një hetim. Të njëjtin vendim la në fuqi edhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në kallëzimin e tij Bardhi pretendonte se Nikolla kishte lejuar që punonjësit e gardës të mbanin armë brenda sallës së Parlamentit në një prej ditëve kur Rithemelimi dhe grupi i Bardhit po ndiqnin planet e kaosit.

Bardhi fillimisht bëri kallëzim në SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” ndaj Nikollës por prokuroria vendosi të mos regjistrojë një hetim. Por ky vendim u ankimua prej deputetit në Gjykatën e Posaçme, e cila  këtë të premte (22 dhjetor) la në fuqi vendimin e SPAK.

Njoftimi i Gjykatës

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Gazmend Bardhi, me cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të bërë ndaj shtetases Lindita Nikolli me cilësinë e Kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 245 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2. Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.11.2023 vendosi: “1. Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin penal Nr. 245 të vitit 2023. 2. Vendimi t’u njoftohet të interesuarve. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga njoftimi i vendimit.”.

3. Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 11.12.2023. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 248 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 496, datë 22.12.2023, vendosi:

1.      Lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023.

2.      Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen ankuesit.

3.      Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/12/2023 01:25

    I jap te drejte Bardhit per akuzen ndaj Nikolles qe ka lejuar gardistet me arme brenda ne Kuvend,por per nje arsye tjeter.Po sikur ne katrahure e siper makaket e Rithemelimit si Noka me shoke duke u kacafytur e shtyre me gardistet te tentonin t'i rrembenin ndonje gardisti armen e te qellohej ne Kuvend?! A nuk e pame dje Noken qe tentoi te godiste me karrige njerin prej gardisteve?! A nuk e kemi pare me pare te tentonte t'i vinte flaken orendive te salles?! Eshte njelloj sikur armet te jene prezente ne prani te nje psikopati,apo te cmenduri agresiv!

    Përgjigju
  • Gazmenda: 22/12/2023 15:47

    Cte thuash per Gazin e embel...hahaha Fazi perfaqeson frymen e re moderne dhe progresiste te grupimit LGBT ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare