Dy ditë pas sulmeve masive ajrore ku humbën jetën mbi 400 persona, Izraeli thotë se ka nisur operacionet tokësore në Gaza, raporton Reuters.
Ushtria izraelite njoftoi se kanë zgjeruar kontrollin mbi Korridorin Netzarim, një manovër, që sipas të cilës, synonte krijimin e një zone të pjesshme mbrojtëse midis veriut dhe jugut të enklavës.
Grupi militant palestinez Hamas e cilësoi operacionin tokësor në korridorin Netzarim si një shkelje të rëndë dhe të rrezikshme të marrëveshjes dy mujore të armëpushimit.

Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për dështimin e negociatave të fazës së dytë të armëpushimit.
Vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të rifilluar bombardimet në Gaza ka shkaktuar protesta në Izrael pasi 59 pengje mbahen ende nga Hamasi, 24 prej të cilëve besohet se janë ende të gjallë.
Sipas të dhënave nga autoritetet palestineze shëndetësore, të paktën 49 mijë persona janë vrarë që nga nisja e luftës në Gaza. Lufta u shkaktua nga një sulm i udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin persona të armatosur vranë rreth 1200 njerëz dhe morën rreth 250 pengje.
Komente

