Pas sulmit në Lazarat, rinisin
operacionet antidrogë italo-shqiptare

Pas sulmit në Lazarat, rinisin <br />operacionet antidrogë italo-shqiptare
TIRANE – Policia italiane dhe ajo shqiptarë së shpejti do të ndërtojnë skuadra të përbashkëta për të luftuar trafikun e drogës: kjo është bërë e ditur sot në Tiranë nga gjenerali i Guardia di Fiananca, Fabrizio Lisi, drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme italiane dhe shefi i Interpolit italian.

“Nga 2009 ekziston një plan aksioni për të zhvilluar operacione shtypjeje të aktivit kriminal. Tani po perfeksionojmë marrëveshjet për të përforcuar bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, përfshi këtu kontrollin ajror dhe detar”, shpjegoi gjeneral Lisi për agjencinë ANSA, duke saktësuar se “po përmbyllim një formë bashkëpunimi për të rinisur fluturimin e territorit, si për të identifikuar tokat e kultivuara ashtu edhe për të ndaluar trafikun e lëndëve narkotike”.

Helikopterë të policisë italiane janë impenjuar në aktivitete zbulimi të parcelave me marjuanë në Shqipëri por ky aktivitet është ndërprerë në vitin 2004 pasi një helikopeter u qëllua me kallashnikov ndërsa ishte në fluturim mbi fshatin Lazarat, zonë e konsideruar simbol i kultivimit të marijuanët, shpjegon ANSA.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese