Pas takimit me Lajçak, reagon Krasniqi: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, tekstin nuk e kemi parë

Pas takimit me Lajçak, reagon Krasniqi: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, tekstin nuk e kemi parë

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi. 

Krasniqi tha se Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin, por u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.

Ai u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka, duke përdorur një shprehje siç tha ndërkombëtare “dreqi fshihet në detaje".

“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet në Prishtinë, për një vizitë dy ditore. Kjo vizitë është në kuadër të përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së veriut.

Lajçak ka takuar ditën e djeshme zv.kryeministrin Besnik Bislimi që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog. Pas këtij takimi Qeveria e Kosovës, tha se është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje të ndërsjellë.

Ndërkohë ditën e sotme Lajçak ka përfunduar edhe takimet me ambasadorët e vendeve europiane në Prishtinë dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë. Udhëheqësit  e shteteve më të fuqishme evropiane, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Georgina Meloni, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë "de fakto” pavarësinë e Kosovës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim