Pas të hënës, Basha përjetëson fronin e kryetarit të partisë

Pas të hënës, Basha përjetëson fronin e kryetarit të partisë

Ditën e hënë pasdite, Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, me rend dite, konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar, zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë, e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës,e Komisionit Zgjedhor dhe të Bordit Financiar të PD.

Gjithashtu do të bëhet edhe konturimi i përbërjes së kryesisë së Grupit Parlamentar dhe caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. Njoftimi duket sa burokratik aq edhe i zakonshëm, prej të cilit çdo njëri prej “kongresmenëve” të asaj partie do të votojë symbyllurazi çdo mendim dhe propozim të kryetarit. Kësisoj, Lulzim Basha pas të hënës duke zgjedhur të vetët, servilët, matrapazët dhe shpifësit e tij në strukturat e reja, do të përjetësojë fronin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Pas të hënës, nga ajo parti pritet të largohen shumica e emrave që po i bëhen “ferrë” kryetarit në misionin e tij (anti)opozitar. Pas të hënës, Lulzimi do të ndjehet se ka në dorë “frenat dhe timonin” e asaj partie, me të vetmen pengesë (jo dhe aq serioze) mënjanimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD. Kur duhen edhe pak ditë nga hapja e sesionit të ri Parlamentar, dhe opozita e vjetër dhe ajo e re përzierë bashkë, do të zërë aneksin e saj në sallë, duket qartazi se Lulzim Basha nuk ka gjasa të ndalë fare rrakapjekthin e partisë tij. Ai mjafton të qëndrojë kryetar, mjafton të mos ketë zëra kundër, mjafton të votohet dhe mbështetet nga 99.99 për qind të atyre që ka zgjedhur dhe emëruar vetë, kurse të tjerat nuk i interesojnë. Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e pazareve, bizneseve, klaneve dhe kurtheve për cilindo që guxon të kërkojë sot dhe nesër llogari “pse humbëm, kush ishte shkaku, të largohet shkaktari, të ribëhet partia” dhe kërkesa të tjera që për një parti politike në pluralizëm është diçka krejt normale.

Pas të hënës “pashai” i Partisë Demokratike do të ndjehet me “këmbë në tokë” dhe i sigurt, jo sepse ka larguar “nishanët” e panevojshëm, por sepse duke përjetësuar fronin, ai ka rrugën e hapur të 3- fishojë numrin e vilave, pasurisë, ka rrugën e hapur të nisë lëvizjet (dhe jo aksionet opozitare) dhe goditjet ndaj “oligarkëve” për tu rrjepur ca para, e ka rrugën e hapur për të justifikuar humbjet e tjera në 2025, në 2030, dhe me radhë.

Duket se Lulzim Basha, do të mbretërojë gjatë (ndoshta sa Sali Berisha) në krye të Partisë Demokratike, ndaj i duhen struktura të sigurta, që ti thonë “lepe-peqe” edhe kur të braktisë Parlamentin, edhe kur të ushtrojë nesër dhunë ndaj institucioneve siç bëri, edhe kur të braktisë apo mos njohë rezultatin zgjedhor. Ai pas të hënës, do të jetë “triumfuesi, fituesi, shpresa dhe frymëzuesi” i vetëm i një partie fantazmë, e cila kurrë nuk u bë demokratike, i lirë, e pavarur nga “UNI” kryetarit, e cila kurrë nuk u bë konkurrente e denjë elektoralisht për ti besuar pushtetin. Pas të hënë, Lulzimi do të “flerë gjumë” më i qetë se kurrë, se ka siguruar përjetësinë e fronit, dhe të mirat që do ti vijnë pas tij……edhe pse do të drejtojë një ngrehinë dhe jo parti politike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 26/08/2021 14:51

    Luli nje topmuti qe e rrotullon Sali Bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)