'Çmendet' moti! Për 1 orë reshje shiu dhe stuhi në Tiranë, përmbyten disa rrugë! Largohen pushuesit në Vlorë, trafik i rënduar
Pas temperaturave të larta mbi 30 gradë celsius, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu të shoqëruara me stuhi pasditen e kësaj të diele. Në Tiranë janë përmbytur disa rrugë ndërsa në Vlorë janë larguar pushuesit.
Pas temperaturave të larta mbi 30 gradë celsius, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu të shoqëruara me stuhi pasditen e kësaj të diele.
Disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit si Rruga e Barrikadave, Rruga e Elbasanit dhe ‘9 katëshet’ janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Stuhitë e herë pas hershme shfaqen në disa zona të kryeqytetit duke shkaktuar edhe pamundësi për shkarkimin e sasisë së madhe të reshjeve masive që bien në një kohë të shkurtër.
Në pamje duket se qytetarët e papërgatitur vrapojnë për të gjetur një strehë ndërsa rrugët duket se 'notojnë' në ujë.
Për shkak të vranësirave janë larguar pushuesit edhe nga plazhet e Vlorës. Kjo ka sjellë edhe më shumë trafik në lëvizjen e automjeteve.
Reshjet nuk zgjatën më shumë se 1 orë dhe më pas kushtet e motit u përmirësuan. Moti i paqëndrueshëm me reshje shiu të herë pas hershme do të vijojë është parashikuar të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme.
Moti i keq/ Rrëshqitje masive dherash në Korçë, ura që lidh banorët e fshatit Dushar me Maliqin në rrezik
Reshjet e shirave kanë shkaktuar rrëshqitje të një masivi dherash të shpatit të malit në afërsi të fshatit Dushar-Njësia Administrative Moglicë.
Kryebashiaku i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu njofton se po punohet për të shpëtuar këmbët e urës në një vend me probleme të mëdha hidrogjeologjike.
Kjo situatë është krijuar nga rreshjet e shirave që kanë përfshirë juglindjen e vendit ditëve të fundit ndërkohë që në terren kanë zbritur punonjës së ndërrmarjes së rrugëve që po bëjnë të mundur largimin e këtij masivi dherash që rrezikon seriozisht urën e fshatit e në këtë mënyrë izolon dhe qindra banorë.
VIDEOLAJM/ 'Çmendet' moti, reshje shiu dhe stuhi në Tiranë, disa lagje 'notojnë' në ujë
Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar përmbytje nëpër lagjet e Tiranës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjaftoi një shi për rreth 1 orë që disa lagje në Tiranë të 'notonin' në ujë.
mbani te pastra dhe te liruara pusetat e ujit,,,,mos hidhni letra dhe qese ne rruge sepse ato bllokojne pusetat..edhe bashkia e e lal plehut te pastroje rruget se nuk ben pastrim fare...
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.6%
Vendos filtra
16.4%
Nuk e di
3%
Vota total: 7446
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
mbani te pastra dhe te liruara pusetat e ujit,,,,mos hidhni letra dhe qese ne rruge sepse ato bllokojne pusetat..edhe bashkia e e lal plehut te pastroje rruget se nuk ben pastrim fare...
Përgjigju