Pas tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç pranojnë ftesën për t’u takuar në Bruksel

Pas tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç pranojnë ftesën për t’u takuar në Bruksel

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Shefi i politikës së Jashtme dhe të Sigurisë i  Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për një takim të radhës në Bruksel, për të diskutuar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këto bisedime lehtësohen nga Bashkimi Evropian dhe takimi i radhës që pritet të realizohet në fund të gushit, ka për qëllim që të shmangë, siҫ thuhet, “tensionet si ato të së dielës që ndodhën në veriun e Kosovës”. Zyra e Josep Borrel, nuk ka dhënë datë të saktë të takimit, por, zyrtarë të qeverisë së Kosovës, thanë se “një takim i radhës, pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji”.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ai kurdo që merr ftesë nga zoti Borrell, është i gatshëm të shkojë në Bruksel.

“Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha kryeministri Kurti në një  konferencë me gazetarë.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se do të shkojë në Bruksel për takim, por “nuk pret asgjë nga bisedimet me kryeministrin Albin Kurti”.

“Do të shkoj në Bruksel, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha presidenti Vuҫiç.

Situata në veriun e Kosovës u përshkallëzua kur grupe serbësh lokal, vendosën barrikada në rrugë dhe sulmuan policinë e Kosovës, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente udhëtimi dhe targa serbe të makinave. Situata u qetësua pasi qeveria e Kosovës të njëjtën ditë vendosi që ta shtyjë për një muaj vendimin për reciprocitet, me kërkesë të SHBA-së. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shkroi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e udhëheqësve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet e udhëtimit”, dhe se sipas tij “të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  të martën (02.08) në mbrëmje zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për tensionet e fundit në veri. Ai shkroi në Twitter se “të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Edhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, nga ana e tij  tha, se “çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohen nëpërmjet bisedimeve të lehtësuara prej tij dhe duke u përqendruar në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet tyre që janë thelbësore për rrugën drejt integrimeve evropiane”./DW

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare