Pas tërheqjes nga një 'rrethim i dytë' të selisë, Berisha kërkon negociata? Paloka mund të ketë kërkuar tryezë me Bashën

TIRANË- Pas thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, pas protestës ku dështoi për të bërë atë që trumbetoi me të madhe, të merrte selinë e PD si edhe dënimit të dhunës në 8 janar nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, Sali Berisha duket se ka nisur të kuptojë se nga kjo "luftë" po humbet dhe ka nisur që të tërhiqet.

Nga burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht, është mësuar se Berisha ka dërguar Edi Palokën si ndërmjetës për një tryezë të përbashkët mes tij dhe Lulzim Bashës. Theksojmë këtu se Paloka ka qenë i pari që ka kërkuar dialog para 2 Kuvendeve, atij të 11 dhe 18 dhjetorit dhe duket se po bën urën lidhës mes dyshes. Nga sa flitet, gjithmonë në rrugë jo zyrtare, Basha ka mohuar duke i qëndruar besnik deklaratës së tij të 7 janarit që tha se "nuk është i hapur më asgjë ndaj Berishës".

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi i pyetur nga Report TV deklaroi se nuk ka dijeni që Berisha të ketë dërguar ndërmjetës për të negociuar me Bashën.

Ky fakt, pra mundësia e uljes në tryezë të Bashës dhe Berishës, është diskutuar nga të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Arben Skënderi tha se nëse është e vërtetë që Lulzim Basha ka refuzuar, atëherë kjo e bën një lider të vërtetë.

"Nëse Basha e ka refuzuar kjo e bën lider", tha Skënderi.

I këtij mendimi ka qenë edhe analisti Plator Nesturi, por tha se në këtë tryezë të mundshme diskutimi, konfirmohet ajo që po diskutohet prej kohësh, që kjo është një betejë personale Berisha-Basha.  

"Kjo e bën Bashën lider, pa apsur nevojën e votës. Në të gjitha rastet, prap kemi një tentativë për të pasur, jo shpëtim t PD, por negociata mes 2 personazheve, jo me faktin e zhvillimeve tjera, që bëhet hajde se po humbim gjithçka të dy", tha analisti Plator Nesturi.

Edhe Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar që tha se zgjidhja duhet të vijë nga një bashkëpunim, por me një kusht.

"Unë jam për bashkëpunim, ama këta njerëz që kanë goditur nuk duhet të jenë më anëtarë të PD", tha Karapici në emisionin 'Repolitix'.

A ka një ftesë të vërtetë për uljen në tryezë të Bashës dhe Berishës, nëse po a do e pranojë Basha, pse pikërisht tani, a është kjo zgjidhja kësaj "lufte", këto janë pikëpyetje që priten të marrin një përgjigje në ditët në vijim, ku pa dyshim zhvillimet në kampin blu do të mbeten të dominojnë arenën politike të paktën edhe për disa muaj. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë