Takim në lokal me 9 persona në tavolinë në Durrës, Basha del hapur kundër qeverisë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Durrës ku është takuar me qytetarët në lidhje me situatën për koronavirusin. Përveç diskutimeve në rrugë ajo që ka rënë në sy është se kryetari i PD-së ka sfiduar hapur rregullat e qeverisë Rama për COVID-19.

Siç duket nga fotot Basha nuk i ka rezistuar dot një kafeje me disa mbështetës apo qytetarë në bar-restorant në Durrës. Në një kohë kur këta të fundit duhet të jenë të mbyllur, Basha jo vetm që shkon aty, por edhe konsumon kafe apo ujë me një grup personash, e cila është e ndaluar për të mos përhapur koronavirusin.

Nga nëntë personat të cilët po qëndrojnë në tavolinë vetëm njëri ka përdorur maskën, ndërsa edhe ai e ka të ulur. Në këtë mënyrë Basha ka dalë hapur kundër rregullave, ndërsa nga vizita sot në Durrës tha se qeveria i ka lënë në harresë qytetarët atje. Sipas Bashës asnjë ndihmë e qeverisë në kohë COVID-i.

"Në Durrësin që vuan ende pasojat e tërmetit të nëntorit, pandemia vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike. Në rrugë dhe dyqane, qytetarët që takova më shprehën shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.

Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi një nga burimet kryesore do shterrojë.

Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit,"-shkruan Basha në 'facebook'.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 14/05/2020 12:24

    Hallall ke e trasha luli. Ky eshte e ardhmja e ketij vendi!!!!!!!!!!!!!!!! Pretendenti per KM . E genjen mendja te shkretin,ska nat qe nuk shikon enderra me sy hapur per icik KM si javan bregu dikur per icik magazinjer. Ah i ngrati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve