'Të mbushen silloset me drithë dhe miell', Panariti: Qeveria të marrë masat, të shmanget një krizë e mundshme e dytë e COVID-19

'Të mbushen silloset me drithë dhe miell', Panariti: Qeveria të marrë masat, të shmanget një krizë e mundshme e dytë e COVID-19

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i bën thirrje qeverisë të krijojë që tani rezerva strategjike ushqimore për të shmangur një paralizë të mundshme të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të COVID-19 këtë dimër. Sipas Panaritit sëpari të blihet prodhimi vendas aq sa ka, ndërsa më pas të merren masat për lëvizjen e mallrave në aspekt ndërkombëtar. Një gjë të tillë e deklaroi dje edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila paralajmëroi qeverinë të marrë masa pasi mund të mbetemi pa bukë.

"Covid na paralajmëron të krijojmë që tani rezerva strategjike për ushqime ndaj të cilave jemi importues neto.

Sepse e ardhmja ështe e paqartë dhe asgjë nuk ështe e sigurt.

Sëpari të blihet prodhimi vendas aq sa ka. Më pas të inkurajohen që tani importuesit, madje edhe me stimuj fiskalë për të mbushur silloset me drithë dhe miell, oriz dhe magazinat me vaj ushqimor etj.

Në këtë mënyrë mund të zbutim sadopak efektet e një paralize të tregtisë ndërkombëtare në një cikël të dytë agresiv të mundshëm të covid, këtë dimër.

Kështu do të përpiqemi të garantojmë furnizim të konsumatorëve dhe kontroll aq sa mundim të çmimeve në rastin ekstrem të paralizës së tregtisë ndërkombëtare nga riciklimi i mundshëm i koronavirusit në vjeshtë.

Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit, madje edhe atëhere kur binin këmbanat,"-shkruan Panariti në 'facebook'.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë