Pas tërmetit/ Veliaj: Shtëpitë e dëmtuara do të përfundojnë para Vitit të Ri

Kanë kaluar tre ditë nga tërmeti që solli dëmtimin e disa banesave kryësisht në Tiranë, Durrës e Elbasan dhe ka nisur puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetët e PS, Xhemal Qefalia dhe Mimi Kodheli, vizituan familjen prej 4 anëtarësh të Xhevdet Xhelekut në Petrelë.

S’kemi pritur as tre ditë nga tërmeti, kemi filluar rindërtimin e shtëpive: filluan shtëpitë në Ndroq dhe në Kashar, tani po fillojmë shtëpitë në Petrelë. Mezi pres që edhe në shtëpinë e Xhevdetit të vijnë që sot inxhinierët. Është caktuar kompania që ka marrë përsipër ta rindërtojë, do vijë të bëjë matjet. Ata do të zhvendosin plaçkat e tyre te fëmijët dhe pastaj do fillojmë rindërtimin e shtëpisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se shumica e familjeve, përfshirë edhe atë të Xhevdet Xhelekut në Petrelë, do të futen në banesat e re brenda dhjetorit.  Ai nënvizoi se ngjarjet e fundit ishin edhe një test që tregoi se Tirana di të ngrihet nga fatkeqësitë natyrore.

Rëndësi ka që shpëtoi jeta, kaluam një test të madh. Rëndësi ka që Tirana u ngrit në këmbë, shteti u ngrit në këmbë, qeveria, bashkia, njerëzit iu gjendën njëri-tjetrit me solidaritet. Kjo është e rëndësishme! Këto të tjerat janë llaç e tulla, kemi treguar se dimë t’i bëjmë shumë mirë, me cilësi dhe në kohë rekord. Ndaj, jam këtu për të sjellë disa ndihma për të kaluar këto ditët e para, por tani që me këtë diell të ri lind edhe një shpresë e re, fillon edhe një punë e re për të ndërtuar të gjitha shtëpitë”, u shpreh Veliaj.

 Kryebashkiaku shtoi se qyteti rrëzohet bashkë por edhe ngrihet bashkë.

Deputetja e PS, Mimi Kodheli dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia  vlerësuan  angazhimin e  strukturave shtetërore që janë përgjigjur që në momentet e para njerëzve në nevojë të prekur nga tërmeti dhe për fillimin e menjëhershëm të punës për rindërtimin e banesave.

Ora 14:28
Pas tërmetit/ Veliaj: Shtëpitë e dëmtuara do të përfundojnë para Vitit të Ri
37/5
  • /r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

    Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën