Pas thirrjes së Trump, Gjykata e Lartë e SHBA-së merr vendim për të ndalur censusin e vitit 2020

Pas thirrjes së Trump, Gjykata e Lartë e SHBA-së merr vendim për të ndalur censusin e vitit 2020

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të martën ndali procesin e numërimit të banorëve të vendit deri në fund të muajit tetor. Censusi bëhet çdo 10 vjet në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Donald Trump i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të vendit që të pezullonte vendimin e një gjykate rrethi që lejoi vazhdimin e regjistrimit të popullsisë deri në fund të muajit. Administrata e Presidentit Trump argumentoi se numërimi i banorëve duhej të përfundonte menjëherë në mënyrë që Byroja e Regjistrimit të popullsisë të kishte kohë të mjaftueshme për të bërë llogaritë përfundimtare përpara afatit të fundvitit të miratuar me ligj nga kongresi që përcakton numrin e vendeve në kongres që secili shtet merr.

Një koalicion i qeverive lokale dhe grupeve të të drejtave civile kishte hedhur në gjyq administratën, duke argumentuar se pakicat dhe të tjerët në komunitetet ku regjistrimi i banorëve është i vështirë do të humbasin nëse numërimi përfundonte herët. Ata thanë se orari i regjistrimit u ndërpre për t’i hapur rrugën një urdhër në korrik nga Presidenti Trump që do të përjashtonte nga regjistrimi njerëzit që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme.

Gjykatësja Sonia Sotomayor e kundërshtoi vendimin.

U.S. Supreme Court Justice Sonia Sotomayor addresses attendees of an event promoting her new children's book

"Përmbushja e afatit në kurriz të saktësisë së regjistrimit nuk është një kosto që ia vlen të paguhet, veçanërisht kur qeveria nuk ka arritur të shpjegonte pse nuk mund të rriste shpenzimet për më shumë burime për të përmbushur afatin ose për të vazhduar përpjekjet e mëparshme për të kërkuar një zgjatje nga Kongresi", shkroi Sotomayor.

Muajin e kaluar, Gjykatësja e Qarkut Lucy Koh në San Jose, të Kalifornisë, doli në krah të paditësve dhe lëshoi një urdhër për pezullimin e afatit të 30 shtatorit për përfundimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2020 dhe afatit të 31 dhjetorit për dorëzimin e shifrave që përdoren për të përcaktuar se sa vende në kongres secili shtet merr, një proces i njohur si ndarja e zonave të kongresit. Kjo bëri që afatet të ktheheshin përsëri në një plan të mëparshëm të Byrosë së Regjistrimit, sipas të cilit, operacionet në terren duhej të përfundonin më 31 tetor dhe raportimi i shifrave të ndarjes së zonave në fund të prillit të vitit 2021.

Kur Byroja e Regjistrimit dhe Departamenti i Tregtisë, i cili mbikëqyr agjencinë e statistikave, zgjodhi 5 tetorin si ditë të mbylljes së procesit të numërimit, gjykatësja Koh e rrëzoi edhe atë, duke akuzuar zyrtarët për "luhatje nga një plan i nxituar, i pashpjegueshëm në tjetrin ... dhe minimin e besueshmërisë së Byrosë së Regjistrimit dhe Censusit të vitit 2020”.

Një panel i gjykatës së apelit mbështeti urdhrin e gjykatëses Koh që lejonte regjistrimin të vazhdonte deri në tetor por rrëzoi pjesën që pezullonte afatin e 31 dhjetorit për dorëzimin e shifrave të numërimit të popullsisë. Trupi gjykues i tre gjykatësve të apelit tha se vetëm për shkak se afati i fundit i vitit është i pamundur të përmbushet nuk do të thotë që gjykata duhet t'i kërkojë Byrosë së Regjistrimit që të mos jetë në gjendje të mbarojë procesin.

Me planet për census të penguar nga pandemia, Byroja e Regjistrimit në prill kishte propozuar zgjatjen e afatit për përfundimin e numërimit të banorëve nga fundi i korrikut në fund të tetorit dhe shtyrjen e afatit të dorëzimit të shifrave përfundimtare dhe ndarjes së zonave nga 31 dhjetori i këtij viti në prillin e vitit të ardhshëm. Propozimi për të zgjatur afatin e ndarjes së zonave u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, por Senati i kontrolluar nga Republikanët nuk pranoi të shqyrtonte kërkesën. Pastaj, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, zyrtarët e byrosë shkurtuan orarin e numërimit me një muaj në mënyrë që të mbaronte puna e numërimit në fund të shtatorit.

Mosveprimi i republikanëve përkoi me një urdhër të korrikut nga Presidenti Trump që udhëzonte Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë për të mos regjistruar njerëzit që janë në vend në mënyrë të paligjshme. Urdhri më vonë u shpall i paligjshëm nga një panel prej tre gjykatësve të rrethit në Nju Jork, por administrata e Presidentit Trump po apelon vendimin në Gjykatën e Lartë.

Duke iu përmbajtur afatit të 31 dhjetorit, kontrolli mbi ndarjen e zonave të kongresit në bazë të censusit të ri do të mbetej në duart e administrates së Presidentit Trump pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi