BOSNJE- Boshnjakët votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme, ende të donimuara nga çështjet e identitetit dhe shtetësisë, me shpresën për ndryshim pas trazirave civile të muajit shkurt. Me fytyra të reja në fletët e votimit, votuesit presin pak ndryshim nga elita politike, e cila shihet si e korruptuar dhe e paaftë për reformimin e sistemit etnik për ndarjen e pushtetit, që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, e cila ka provuar se ata janë të paaftë për të udhëhequr vendin drejt Bashkimit Europian.
 
Protestat e dhunshme të shkurtit nxorën në rrugë boshnjakë të zemëruar ndaj papunësisë së lartë dhe paralizës politike që ka bllokuar përparimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
 
Edhe pse Europa e quajti atë një “thirrje për zgjim”, shpresa për reforma është zbehur në masë të madhe. Skena politike mbetet e fragmentuar, me parti politike të ndara etnikisht dhe vizione të papajtueshme për të ardhmen e vendit. Udhëheqësit e serbëve të krishterë ortodoksë duan të shkëputen nga Bosnja, kroatët katolikë thonë se ata duhet të kenë njësinë e tyre etnike brenda saj, ndërsa vetë boshnjakët duan një shtet të fortë dhe të bashkuar.
 
Një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara e ndau vendin në 2 rajone autonome të bashkuara nga një qeveri e dobët qendrore, me një sistem shumë të decentralizuar dhe të kushtueshëm që shpesh ka paralizuar politikë-bërjen. Rreth 3.3 milion votues do të zgjedhin midis kandidatëve për 518 poste qeveritare në 6 shtresa të qeveritare, përfshirë presidencën 3-palëshe, parlamentin kombëtar, dy parlamentet rajonalë, 10 asambletë e kantoneve dhe një tjetër në lagjen neutrale të Brco.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)