Pas ultimatumit të Erdogan, Joe
Biden më 24 gusht vizitë në Ankara

Pas ultimatumit të Erdogan, Joe<br />Biden më 24 gusht vizitë në Ankara
Pak ditë pasi presidenti Rexhep Taip Erdogan dha ultimatumin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  duhet të zgjedhin mes Ankarasë dhe Fetullah Gylen, zëvendës presidenti Joe Biden në 24 gusht do të jetë në Turqi. Lajmi konfirmohet nga kryeministri turk Binali Yildirim.

Ky është takimi i parë zyrtar mes dy vendeve pas tentativës për grusht shteti të ndodhur në 15 korrik. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara pasi Ankaraja kërkon nga Washingtoni ekstradimin e klerikut Gylen i akuzuar si ideatori i grushtit të Shtetit . Sipas mediave turke në qendër të bisedimeve do të jetë pikërisht çështja Gylen. 

Edhe pse Ankaraja ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e klerikut ,SHBA kanë mohuar një gjë të tillë pasi sipas tyre nuk prova të mjaftueshme që Gylen ka qenë i përfshirë në pucin e shtetit.

Që nga koha e dështimit të grushtit të shtetit, Turqia ka ndërmarrë një sërë spastrimesh në të gjitha institucionet dhe jo vetëm. Deri më tani janë pezulluar apo shkarkuar rreth 81.494 magjistratë, ushtarë dhe funksionarë publik.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)