Pas Valdrin Pjetrit, PD shënjestron kryebashkiakun e Vorës, kërkesë Prokurorisë: Verifikoni Kajmakun, i dënuar në Greqi

Pas Valdrin Pjetrit në Shkodër, Partia Demokartike, ka vënë në shenjestër një tjetër kryebashkiak të PS të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.  Sipas PD, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dyshohet se ka qenë i arrestuar në Greqi. Ndër të tjera PD pretendon se Kajmaku është dëbuar nga autoritete greke. Akuza ndaj Agim Kajmakut ka hedhur edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ku në një deklaratë për mediat shenjëstronte drejtëpërdrejtës Kajmakun duke thënë se është dënuar në Greqi.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i cili ka firmosur një kërkesë drejtuar Prokurorisë  së Përgjithshme për të verifikuar figurën e Agim Kajmakut.

"Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” - thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Në kërkesën e Bardhit thuhet se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.  

Këtë kërkesë PD e ka shoqëruar me 500 firma qytetarësh.

 “Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Kujtojmë se për shkak të disa dokumenteve që Partia Demokratike nxori kundrejt Valdrin Pjetrit në Shkodër, ky i fundit u tërhoq nga marrja e detyrës së kryetari të Bashkisë së qytetit verior, pasi dyshohet se është dënuar në vitin 2003 për trafik droge. Të njëjtën kërkesë PD e bëri edhe për Valdrin Pjetrin, por ndryshe nga Kajmaku, PD për Pjetrin nxori fillimisht disa dokumente ku pretendohej se është dënuar në Itali.

Kerkesa e PD per verifikimin e Agim Kajmakut



Por vetë Kajmaku në kohën kur kreu i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Berisha e akuzonin për dënim në Greqi, është shprehur se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Sipas Kajmakut ai ka qenë emigrant në Greqi në vitet '90 dhe për këtë arsye i është dashur që të ndryshojë emrin dhe mbiemrin për të marrë dokumentet.

Kajmaku shprehet se ai ka mbajtur gjithmonë emrin e babait dhe të nënës të njëjtë gjë që e bën shumë të lehtë sipas tij verifikimin. Në disa foto të publikuara nga Kajmaku, shihen dokumente që sipas tij verifikojnë se ai nuk është dënuar në Greqi.

Reagimi i  Kajmakut: 

Unë ashtu si dhe shumë e shumë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi në vitet `90, më është dashur të ndryshoj emrin dhe mbiemrin për tu pajisur me dokumenta qëndrimi. Sepse fatkeqsisht ky ka qenë niveli i mbrojtjes për emigrantët nga shteti Shqiptar në ato kohë kur Sali Presidenti i futi dy gishtat në sy këtij vendi.

Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen.

Prej vitit 1996, bashkë me bashkëshorten time Rita, hapëm një biznes tregëti Lulesh Natyrale. E kam drejtuar vetë atë biznes deri në korrik të vitit 2019 kur u zgjodha Kryetar i Bashkisë Vorë. Biznesin e nisëm me furnizim nga shteti Grek dhe kemi punuar për rreth 8 vjet, deri në vitin 2004 me Greqinë.

Ndërkohë me vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 19, Datë 30.03.2004, kam “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku”. Kjo për shkak se jo vetëm mundësitë e biznesit ishin zgjeruar në vende të tjera të Evropës, por lindi nevoja të administroja pronat e familjes time.

Pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qëne i dënuar apo jo.

E dija që kur i hyra kësaj rruge për të drejtuar Bashkinë e Vorës, se Sali Baba me dyzet qentë e tij do të sulmonin për me kafshu! Prandaj kalova kufirin para se të dorëzoja kandidaturën time, që t’i kisha këto foto me të cilat përshëndes Sali Babën dhe dyzet qentë e vet dixhital.

Konkretisht më poshtë janë:

1. Certifikata Personale me shënimin përkatës për ndryshimet e ligjshme të emrit;
2. Dëshmi e Penalitet lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Shtetin Grek ku bazuar në Regjistrin Kombëtar Penal, personi Jorgo (Agim) Toto (Kajmaku) rezulton I PADENUAR;
3. Formulari i Vetë Deklarimit në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ku parashtrohen gjeneralitetet e mëparshme.
4. Foto e Vulave të Pikave të Kalimit Kufitar në Maj 2019.

Po, kam ndryshuar emrin!
Po, kam zbatuar ligjin dhe e kam deklaruar kudo e kurdo!
Jo! Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baba Saliu: 23/08/2019 22:33

    Me bene dhe me 40 qene a nuk ju mjaftoj une ?

    Përgjigju
  • Cubi: 22/08/2019 22:14

    Cfar eshte kjo pd qe tall menderen me kete vend nga kaq vite.Kjo eshte nje parti ose me mir organizate kriminale . Me fakte dhe histori. Bejn kerkesa prokurorise athua se keta Jan qelibar. Keto Jan nje hic baraz me partin e dules dhe te nokes. Pse si bejn kerkes per te hapur dosjen e lulit,mediut,metes se floririt etj. Keta Jan vrases me fakte. Nuk lan njeri pa e damkosur keta maskarenj. Kan mesuar si ajo fjala e urt popullore a keni par ndonje te dhj***** nderkoh qe Jan ber helaq vet deri tek koka.

    Përgjigju
  • Priftrinjte Lazaratas: 22/08/2019 13:09

    Bajgeri e gjalle kjo puna e emrave, turp per cfaredo lloj arsye, turp!

    Përgjigju
  • Selenice: 22/08/2019 12:53

    A ka ndonjë plane qeveria per vlonjatet ne lidhje me kontrollete per shendetin e tyre psiqik? Dhuna, droga, vrasja, shpifjet, zaptime, arme, etj jane pjese e psikologjise se tyre të semure.

    Përgjigju
    • Fredi: 22/08/2019 14:07

      Shto ktu dhe ndryshime emrash, Hahahahahaha bajgllik!

  • Fredi: 22/08/2019 12:49

    Përsëri Vlor, nuk ka ditë qe mos permendet Vlora per pisllëk! Nuk më kujtohet ndonje lajm i mirë nga Vlora

    Përgjigju
    • altin: 22/08/2019 16:47

      Eshte VORE more jo VLore

  • Une: 22/08/2019 11:50

    Kjo eshte gjueti shtrigash. Me kujton vitet e tmerrme te komunozmit kur per nje cen ne biografi perfundoje ne burg.

    Përgjigju
  • Edmond: 22/08/2019 11:24

    a pak intelektual ka PS , pse pikerisht merr rrugecer , apo te duhen per vota .

    Përgjigju
  • Lini: 22/08/2019 10:49

    Kujdes mos tet ekstradojn ama kujdes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur