Akuzat për dënimin në Itali/ Valdrin Pjetri tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës

Tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri pas akuzave lidhur me të shkuarën e tij në Itali. Përmes një reagimi vetë Pjetri njofton se ka vendosur të marrë një vendim të tillë, që të njihet me të vërtetën ligjore në pozitat e një qytetari të thjeshtë. Ai shprehet se kjo ngjarje banale e ndodhur 17 vite më parë është nxjerrë nga konteksti.

Pjetri shkruan se tashmë energjitë do të përqendrohen në zgjidhjen dhe sqarimin e kësaj ngjarjeje, për të cilën shprehet se në dijeninë e tij nuk ka ka pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

"Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi....

Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.

Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !", shkruan Pjetri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi dy ditë më parë disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për të verifikuar akuzat ndaj Pjetrit. Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane ku kërkon informacion lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit, ku mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij. Ndërkohë nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe Prokuroria Shqiptare do të marrë gjurmët e gishtave të Pjetrit, për të bërë më pas një krahasim me ato që do të mbërrijnë nga autoritetet italiane.

Pjetri i ka mohuar edhe më herët akuzat ndaj tij, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama është shprehur se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Me tërheqjen e Valdrin Pjetrit tashmë përgjegjësia për zgjidhjen e krizës së Shkodrës kalon tek presidenti Ilir Meta, pasi në një situatë normale ai do duhet të dekretonte një datë për zgjedhje të parakohshme. Por Meta nuk e njeh 30 qershorin e për pasojë për të procesi i tërheqjes së Pjetrit nuk sjell asnjë ndryshim. Meta ka dekretuar si datë zgjedhjesh 13 tetorin, por as në këtë datë nuk mund të mbahen zgjedhje të parakohshme në Shkodër duke qenë se kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nëse Rama nuk largohet si kryeministër.

Nga ana tjetër, PS nuk do të heqë dorë nga Shkodra. Burime nga PS bëjnë me dije se këshilli bashkiak në Shkodër do të konstituohet në datë 19, por nga ana tjetër tjetër pas tërheqjes së Pjetrit, Voltana Ademi do të vijojë të qëndrojë në detyrë, deri në zgjedhje të parakohshme për bashkinë e Shkodrës duke bërë që Shkodra tashmë të drejtohet nga një kryebashkiake e djathtë me një këshill bashkiak me shumicë socialiste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 16/08/2019 10:32

    Kaq merak e ka Edi Shkodren sa ja la prap Voltane molotovit.

    Përgjigju
  • Turp turp: 16/08/2019 09:24

    Ku na e gjete ket kandidat o edi ? Nuk kishte shkodra nje figur te paster ku mos te kishte cfar ti thoshte asnje njeri ??? Ti fitoren e sigurt e kishe pse na bane ket pun na le prap me voltanen ne mes te gropave e plehrave

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 16/08/2019 01:45

    E veshtire me u bo ai vend. Droge,Droge dhe vetem droge. Cdo lajm ne Shqiperi ka fjalen drove. Pfffff

    Përgjigju
  • Shkodran: 15/08/2019 22:35

    Ja le Shkodren prap Voltanes o Edo.Nuk gjete nje qytetar te ndershem te kandidoje po nje trafikant? Tani prap Shkodra nuk do marr asnje investim nga qeveria se do kemi prap Voltanen?Turp te kesh.

    Përgjigju
  • Komandanti: 15/08/2019 20:53

    Po ato leket e vendeve te punes qe kan pagu njerezi deri edhe tek roja i fundit, kush i kthen?

    Përgjigju
  • prec zogaj: 15/08/2019 18:46

    EDHE PO TE MOS ISHTE I DENUAR,,,prape duket shume I ri ,,,I papjekur ,,,I papervoje,,shkodra duhet te kete nje njeri te pjekur te pakten 50 vjec,,./

    Përgjigju
  • Ehhhh: 15/08/2019 16:45

    Po po kur ju kapin thoni dorehiqemi. Po ti qytetar i thjeshte je. Nuk eshte se po te ishe ne pozite do influencoje questuren italiane

    Përgjigju
  • Shkodrani: 15/08/2019 16:42

    Po çfare konteksti thu, mor bos? Denimi per droge (shperndarje, moskallezim, bashkepunim) ngelet denim per droge. Po car shkodranit qeke ti: behu burre e thuj "po, m'kan denu, po kam kene i ri". Rri tani prit edhe ndonje procedim penal per fshehje denimi. pffff Shkodra ka (kishte) kandidate kete Ademin qe s'ka be asgje per Shkodren, madje edhe kur flet ne TV flet si militante e jo si kryebashkiake, ndersa PS na sjell kete zoterine me denim penal qe nuk shfrytezon as mundesine e deklarimit qe ka pas.

    Përgjigju
  • Populli: 15/08/2019 16:17

    Shume gabim qe je dorehequr mbase te ka detyruar Edi Rama dhe nqs Po atehere te gjithe socialistet kudo qe te jene do te dalin ne opozite me Edi Ramen

    Përgjigju
    • lesht e dhis nga shqupi: 15/08/2019 16:59

      shume mire e ke ti qe flet ne emer te te gjitheve.andej nga anet tona thone Ta shty eshte sic thua ti.futu ne hije se ben vap he te keqen mos peson ndonje goditje me te rende

    • Populli Shkodran: 15/08/2019 16:54

      E përdori PD-LSI...si "* KARREM për peshqit e tyre *"...TURP TURP që injorove veten kurë ishe i tillë...PD-ja të paska PAGUAR për kandidimin tuaj ...në PS...injorant..

    • Dada: 15/08/2019 16:44

      Shume gabim. E cfare ka bere ky qe dihet si greku apo italian i kane denuar shqiptaret qofte edhe si perdorues. Po kush esjte me kriminel luli qe vodhi qe shiti detin qe vrau 4 qytetare. Apo pastrim parashe per ne amerike me ruset. Po ligjin w kane bere per vete se ata qe nuk kane qene ne politike kane qene refugjate dhe per gabimin me te vogel i fusnin ne burg. Burgu duhet per Meten qe eshte sulltan me pasurin qe ka kjo nuk eshte kriminale

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër