Pas vdekjes së Adem Demaçit, drejtori i Urgjencës së Kosovës jep detajet

Pas vdekjes së Adem Demaçit, drejtori i Urgjencës së Kosovës jep detajet

Adem Demaçi

Pas ndarjes nga jeta të aktivistit të njohur, Adem Demaçi në moshën 82-vjeçare, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, ka bërë të ditura detajet për mediat kosovare.

Sipas tij, familjarët e Demaçit kishin kërkuar një ambulancë në shtëpi për t’i dhënë ndihmën e parë pas komplikacioneve me shëndetin por nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Në 16:54 është pranuar thirrja. Në 17:00 ekipi ka arritur në shtëpinë e të ndjerit. Janë bërë perpjekje për t'i shpëtuar jetën për rreth 40 minuta, mirëpo nuk ka mundur që t'i rikthehen funksionet vitale.

Bujar Gashi

Lajmi i ndarjes nga jeta të Demaçit u konfirmua nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti gjatë një seance plenare, e cila u ndërpre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur