TIRANE-Policia e Shtetit është vendosur në veprim duke dalë në terren pas vendimit të qeverisë për mbylljen e pub-eve, diskoketave, palestrave, ambienteve të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, qendrave sportive, pishinave, qendrave kulturore sociale apo qendrave të argëtimit në kuadër të masave të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar urdhrin e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu drejtuar të gjitha strukturave vendore për zbatimin e masave për moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Në urdhër theksohet qartë që nuk lejohen zhvillimet e aktiviteteve, përfshirë edhe tubimet e manifestimet.

"Të merren masa për kontrollin e situatës në territor dhe mos lejimin e zhvillimit të aktiviteteve me karakter masiv; lokale, pab-e, bilardo, palestra, cdo ambient që mbledh apo grumbullon shumë persona dhe qendra të tjera argëtimi. Aktivitete sportive, kulturore, konferenca, kinema, teatro, zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, tubime, manifestime, parakalime, koncerte apo dëgjesa publike" thuhet në urdhrin e siguruar nga Report Tv.

Në lidhje me baret, restorantet dhe lokalet, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ato do të vijojnë të qëndrojnë të hapura, por duhet që të reduktohet numri i tavolinave duke respektuar distancën 2 metra (lexo ketu).

Foto, një lokal në kryeqytet mbyllet pas masave të kërkuara nga qeveria

Urdhri i Ardi Veliut