Pas vizitës në Tiranë, kryeministri holandez Mark Rutte mbërrin në Shkup, takon Zaev: Problemi me Bullgarinë duhet zgjidhur

Pas vizitës në Tiranë, kryeministri holandez Mark Rutte mbërrin në Shkup, takon Zaev: Problemi me Bullgarinë duhet zgjidhur

Kryeministri holandez, Mark Rutte dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

SHKUP- Pas vizitës zyrtare në Tiranë, kryeministri holandez, Mark Rutte ka mbërritur në Shkup, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në takimin e përbashkët mes dy homologëve është diskutuar mbi integrimin në Bashkimin Europian, ku Rutte ritheksoi se konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut duhet të hapet brenda muajit dhjetor.

“Në takim u tha se procesi nuk do të jetë i besueshëm nëse progresi i bërë në dosjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk pranohet në raportin e tetorit të Komisionit Evropian, së bashku me rekomandimin e përsëritur që të dy vendet të përmbushin kushtet për fillimin e negociatave me BE-në”, njoftojnë nga Qeveria.

Sipas Rutte, Maqedonia e Veriut e meriton që të nisë negociatat për futjen në BE. Pavarësisht se Holanda ka qenë kundër integrimit të saj në BE, Rutte thotë se Maqedonia ka përparuar me reformat e ndërmarra.

"Holanda ishte një nga vendet kundër negociatave me BE-në, por shumë progres është bërë viteve të kaluara dhe personalisht dëshirova ta transmetoj mesazhin se jemi shumë të lumtur që në fund BE-ja vendosi t’i fillojë negociatat”, tha Rute në deklaratë për TV Sitel.

Sipas Rutte, problemi me Bullgarinë duhet të zgjidhet në mënyrë që të mos ketë më asnjë pengesë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

"Mund të mos jetë e dukshme për të gjithë, por ka shumë diskutime me Bullgarinë, mua me Presidentin Radev dhe kolegë të tjerë të BE-së për të siguruar që problemi të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse nuk është mirë pas një pritjeje të gjatë për fillimin e negociatave, sepse ndjeva se atëherë Maqedonia e Veriut nuk ishte gati, por tani është gati dhe kjo çështje është arsyeja dhe ende nuk mund të ndodhë. Kjo nuk është mirë. Por unë mund t’ju siguroj se në prapaskenë, shumë vende anëtare po përpiqen të bisedojnë me Bullgarinë dhe shpresoj për më të mirën se ne do të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur pas zgjedhjeve të 14 nëntorit. Unë e kuptoj këtë mendim, por do të kërkoja nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të mos e humbin besimin në BE. Duam të fillojmë negociatat, duam që një ditë, ndoshta, të bëhemi anëtare me të drejta të plota dhe ndërkohë të shohim se çfarë mund të punojmë për rezultate shumë praktike për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë”, u shpreh Rutte.

Kjo është vizita e parë e Mark Ruttes në Maqedoninë e Veriut pas 12 vitesh si kryeministër i Holandës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar