Policia e Tiranës është në kërkim të një personi të paidentifikuar i cili në orët e para të së mërkurës dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një subjekt privat.
Sipas të dhënave paraprake, pas vjedhjes, i njëjti person ka dëmtuar edhe derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë.
Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe po vijon punën intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
"Më datë 21.01.2026, në orët e para të mëngjesit, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt , si dhe më pas ka dëmtuar derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme" thuhet në njoftimin e policisë.
Komente











