Mbi 13 mijë gra kanë hyrë në tregun e punës gjatë vitit 2025. Shifra del pak ditë pas 8 Marsit dhe tregon një rritje të pjesëmarrjes së grave në ekonomi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim, gjatë një viti 13.308 gra kanë gjetur punë, ndërsa mijëra të tjera janë përgatitur për tregun e punës nëpërmjet kurseve profesionale.
Në total, 7.296 gra kanë ndjekur programe formimi për të mësuar aftësi të reja, ndërsa 2.825 gra janë punësuar nëpërmjet programeve të subvencionuara.
Një tjetër grup ka zgjedhur një rrugë tjetër: të hapë biznesin e vet. Sipas shifrave, 177 gra kanë nisur aktivitetin e tyre, duke hyrë në sipërmarrje.
Shifrat tregojnë një rritje të pjesëmarrjes së grave në ekonomi, si përmes punësimit, ashtu edhe nëpërmjet trajnimeve dhe nismave për sipërmarrje.
Komente









