Pas votëbesimit në Dhomën e Deputetëve, diskutohet në Senat, Conte: Ka nevojë të bëhet politikë për qytetarët

Pas votëbesimit në Dhomën e Deputetëve, diskutohet në Senat, Conte: Ka nevojë të bëhet politikë për qytetarët

Pas 321 votave pro në Dhomën e Deputetëve, Kryeministri italian Giuseppe Conte përballet me provën më të vështirë sot: atë të Senatit. Debati ka filluar në orën 9.30 dhe do të përfundojë në 20:30. 

Votëbesimi që mori dje Conte, kaloi me gjashtë vota mbi shumicën absolute të 315 falë po të pesë ish-deputetëve të  lëvizjes Pesë Yjet M5S, votës së Andrea Colletti dhe Renata Polverini .

Por në Senat beteja e Conte-s duket shumë më e vështirë dhe arritja e 161 votave të nevojshme  konsiderohet si një mirazh. Italia Viva deri tani është e vetmja forcë që ka konfirmuar zgjedhjen për të abstenuar. Por për të siguruar shumicën do të duhet vetëm një votë më shumë sesa opozita dhe atëherë faqja do të kthehet sërish .

Ditën e sotme do të flasin edhe Teresa Bellanova dhe Matteo Renzi, të cilët do të mundohen tu ndryshojnë mendjen senatorëve të lëkundur.  Rezultatet e mundshme variojnë nga 154 vota në favor të qeverisë deri tek ato më optimiste që parashikojnë një kuotë prej 158. 

Ndërkohë, nga takimi në takim, qendra e djathtë përpiqet të mbyllë radhët, e vetëdijshme se nuk mund të ia dalë e vetme kundër opozitës së udhëhequr nga Salvini, Meloni dhe Berlusconi të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit.   Por loja e hapur me dorëheqjen e ministrave nuk do të përfundojë me votimin në sallat parlamentare.

Nëse sot Conte nuk arrin dot mbështetjen e Senatit, atëherë gjithçka do të jetë në duar të presidentit Matarella.

   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Votëbesimi në Senat, Conte: Ka nevojë të bëhet politikë për qytetarët

Kanë filluar diskutimet në Senatin Italian, ku diskutohet t’i jepet votëbesimi qeverisë Conte. Seanca e cila filloi në orën 9:30, do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes, ku në orën 20:30 pritet të bëhet publik rezultati.

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se vendi ka nevojë të bëhet politikë për qytetarët.

"Ne kemi nevojë për një qeveri të gatshme dhe forca parlamentare, të vetëdijshme për vështirësitë që po kalojmë, kemi nevojë për gra dhe burra të aftë të shmangin egoizmin. Kemi nevojë për njerëz të gatshëm të njohin personin e dobishëm. Politika është ndër gjërat më fisnike, nëse i drejtohet mirëqenies së qytetarëve. Kur politika zhduket, këto raste rrezikojnë të çojnë në zemërim ose konfrontim të dhunshëm ", tha Conte në fjalën e tij.

Gjatë seancës së sotme priten të flasin 45 senatorë, mes tyre janë Mario Monti, Emma Bonino, Massimiliano Romeo, Matteo Renzi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg