Një ditë pas votimit nga parlamenti, Sandër Lleshaj është betuar në presidencë si ministër i punëve të brendshme. Në ceremoninë e zhvilluar në presidencë Sandër Lleshaj shoqërohej nga zv kryeminisria Senida Mesi dhe kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Betimi i Sandër Lleshajt si ministër i Punëve të Brendshme pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, vjen pas një sërë peripecish fillimisht nga mosdekretimi i tij nga presidenti Meta i cili e argumentoi atë me respektimin e kushtetutës. Mos firmosja e dekretit të parë nga presidenti Meta detyroi kryeministrin Rama ta emëronte Sandër Lleshajn si zëvendës ministër.
E ndërkohë që Sandër Lleshaj mori në dorë drejtimin e punëve të brendshme kryeministri Rama i dërgoi për herë të dytë presidencës dekretin. Pak orë përpara skadimit të afatit kushtetues presidenti Meta do të hidhte firmën mbi këtë dekret të dytë pasi fillimisht me anë të një tjetër dekreti do ta lironte nga detyra e ushtarakut aktiv Sandër Lleshajn.
Mosdekretimin herën e parë kryeministri Rama e quajti krisje kushtetuese megjithatë presidenti nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij dhe për këtë nisi konusultimet, me parlamentin dhe ministrinë e brendshme. Pak momente pas përfundit të kësaj ceremonie në presidencë reagoi ambadasadori BE në Tiranë Luigi Sorecai ci tha: Ne presim të punojmë me të në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar, një prioritet kyç për vendin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.
O Like o skile, te ngeci sharra ne gozhde kesaj here, detyrohesh sillesh si legen ne ceremoni.
Përgjigju